E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORIKUM/ Pronat,protesta para bashkisë



ORIKUM - Banorët e fshatit Dukat, Orikum, Tragjas dhe Radhimë protestuan dje para godinës së Bashkisë së Orikumit për realizimin e kërkesave të tyre. Ndryshe nga një ditë më parë, ata nuk e kanë zënë rrugën nacionale, por kanë kërkuar nga kreu i Bashkisë së Orikumit që të ndërhyjë tek autoritetet shtetërore. Protestuesit kërkojnë pajisjen me certifikata pronësie, madje edhe në Llogara e Karaburun, hyrjen në zonën e Pashalimanit, etj. Dy ditë më parë ata bllokuan disa orë rrugën nacionale, duke shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve. Pak javë më parë, banorët e Dukatit u mblodhën në një kuvend të madh, prej nga vendosën se do të kërkojnë deri në Qeveri e Presidencë ndarjen e kufijve të tyre gjeografikë e historikë. Ata paralajmëruan nisjen e protestave në rast mosrealizimi të tyre. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›