K.Ronaldo për të zëvendësuar Ronaldinjon
E përditshmja spanjolle "Sport" ka analizuar situatën aktuale të Ronaldinjos dhe skenarët e mundshëm në rast se Barcelona vendos ta shesë brazilianin. Fantazisti ka kontratë deri në vitin 2010, klubi vazhdon ta cilësojë të pashitshëm, por në të vërtetë duket se pret një ofertë prej 40 milionë eurosh për të filluar bisedimet. Për Ronaldinjon të interesuara janë Çelsi dhe Milani, ndërkohë që sipas gazetës iberike, "Blaugranat" po studiojnë të gjitha pistat për ta zëvendësuar: kandidati numër 1 vlerësohet Kristiano Ronaldo. Transferimi duket i vështirë, por menaxheri i portugezit, është një mik i vjetër i drejtuesve katalanë.