Bogdani humbet formacionin
Erjon Bogdani rrezikon të humbasë vendin si titullar i padiskutueshëm në radhët e Livornos. Në barazimin 1-1 të arritur dje kundër Romës, trajneri Kamolese ka vendosur që mos ta aktivizojë sulmuesin shqiptar. Në vend të 30-vjeçarit në fushë është hedhur spanjolli Tristan: ky i fundit ka qenë deciziv në pikën e marrë, pasi ka shënuar golin e barazimit pas një diagonale të fortë, e cila ka mposhtur Donin. Kjo rrjetë e bën më të vështirë situatën për Bogdanin, që tashmë rrezikon të qëndrojë për shumë javë në stolin e rezervave, edhe pse ende nuk ka arritur të zhbllokohet në kampionat. Kuqeziu është transferuar nga Kievo te Livorno me formulën e huazimit dhe e ardhmja e tij në klubin toskan ende nuk duket e sigurt.