Zbardhet vendimi: Mitingu i 1 majit, kushtoi 28 mln lekë
TIRANE- Qeveria shqiptare ka shpenzuar 28. 2 milionë lekë për të organizuar mitingun festiv me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Koncerti në sheshin “Nënë Tereza” që zgjati për rreth 90 minuta, u zhvillua pak metra larg çadrave, ku në mbrëmjen e 30 prillit nisën ngujimin e tyre rreth 200 mbështetës dhe deputetë të Partisë Socialiste, Greva e urisë për transparencën e zgjedhjeve vazhdon dhe sot ka hyrë në ditën e 18-të saj.
Në kryertikullin e sotëm të "Gazeta Shqiptare" të gazetarit Tedi Blushi boton kopje të vendimit nr.258 të Këshillit të Ministrave, i datës 9 prill 2010 që nuk u bë publik për gati një muaj. Nëpërmjet tij janë mbuluar shpenzimet për spotet publicitare në media, banderolat, reklamat nëpër rrugë, për të paguar këngëtarët si edhe kompaninë që u mor me ngritjen e tribunës në shesh.
(detajet mund ti lexoni sot në GSH)
(s.g/Balkanweb)