Kreu i G99, Veliaj, vizitë në Tropojë
Kryetari i grupimit G99, Erion Veliaj, vijoi dje fushatën elektorale në qytetin e Tropojës ku mori pjesë edhe në çeljen degës së partisë në këtë qytet. Sipas Veliajt, me çeljen e kësaj dege u përmbush premtimi për të zhvilluar një fushatë pozitive në çdo cep të Shqipërisë nga Veriu në Jug, e nga Lindja në Perëndim. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u bëri thirrje të rinjve të qytetit të Tropojës që "të punojmë gjatë kësaj fushate për bashkim, e jo për ndarje të shqiptarëve e Shqipërisë në bastione që në fakt nuk ekzistojnë". Veliaj tha se tashmë ekzistojnë vetëm bastione të të rinjve dhe se të rinjtë do t‘ia dalin të ndryshojnë këtë vend në 28 qershor. Këtë gjë ai e ka konstatuar në çdo cep të Shqipërisë ku G99 po zhvillon fushatën e saj, që nga Lazarati e deri në Tropojë. Arbi Mazniku, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në këtë vizitë në Tropojë, u shpreh se është e pafalshme që sot të gjitha vendlindjet e kryeministrave jetojnë në skamje të plotë dhe në harresë. Në Tropojë dukej qartë se me sa vështirësi e mbyllnin muajin banorët e varfër të këtij qyteti të thellë malor. Pas takimit me të rinjtë, Veliaj dhe grupi që e shoqëronte kanë ecur përgjatë shëtitores së Tropojës. Përgjatë kësaj shëtitoreje, Veliaj pati mundësi të bisedonte me banorë të shumtë e të dëgjonte prej tyre vështirësitë e shumta me të cilat ata ndeshen për të përballuar varfërinë. "Ne jemi të lodhur nga politika, tani mua personalisht nuk më intereson fare të dëgjoj retorikën e kësaj politike, mua më intereson vetëm të kem
mundësi të punoj e të ushqej fëmijët e mi", i tha Veliajt një banor i Tropojës, i cili duke mos pasur asnjë mundësi për të jetuar ishte i detyruar të shiste në një tezgë buzë shëtitores ca produkte bujqësore. Veliaj iu përgjigj se pas 28 qershorit qeveria e re do të punojë për të shtuar vendet e punës, duke e konsideruar këtë reformë të lidhur ngushtë me arsimin dhe me stimulimin e zhvillimit të turizmit dhe hapjen e bizneseve të reja, në qytet. "Sidomos në zonat rurale ku potenciali për zhvillim është i madh, po ama prej 20 vjetësh ka munguar vullneti dhe vizioni për ta shfrytëzuar këtë potencial", vlerësoi ai.