Spiropali: TVSH, Berisha nuk e mbajti premtimin
Kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, përmendi dje një prej premtimeve të pambajtura të qeverisë "Berisha", siç është ulja e TVSH-së. "Para 4 vitesh, tha Spiropali, Sali Berisha premtoi se do të stimulonte rritjen ekonomike dhe do t‘i nxirrte njerëzit nga varfëria. Ai dështoi. Berisha premtoi se do të ulte TVSH-në nga 20% në 17%. Ai dështoi". Sipas saj, sot e gjithë ditën TVSH-ja ka mbetur në nivelin 20% dhe vazhdon të pengojë bizneset, duke ndalur kështu krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat mund të ndihmonin në daljen e shqiptarëve nga varfëria.