E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Zgjedhjet i arritën standardet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se në zgjedhje janë numëruar një sërë problemesh, por ka pasur arritje të dukshme në raport me proceset zgjedhore paraardhëse . "Këto zgjedhje i kanë përmirësuar standardet", tha kryetarja e Komiteti Shqiptar të Helsinkit, Aurela Anstasi. Por, sipas saj numri i personave të cilët nuk mundën të votonin për shkak të mungesës së kartës së indentitetit, ishte shumë i lartë, 265 mijë. Anastasi shtoi se problem në votime ka shkaktuar edhe mungesa e komisionerëve në disa qendra votimi. Duke folur për listat zgjedhore ajo tha se është thyer neni 69 i Kushtetutës pasi gjendeshin edhe emra kryetarësh komunash apo funksionarësh të tjerë. "Prroblem i madh për fshehtësinë e votës ka qenë edhe votimi familjar në disa zona", tha ajo. KSHH njofton se incidentet në zgjedhje kanë qenë sporadike dhe se procesi zgjedhor ka qenë shumë i qetë. "Punonjësit e policisë mbajtën qëndrim korrekt", vlerëson KSHH. Duke iu referuar kohës së nisjes së procesit të numërimit të votave, KSHH deklaron se procesi përgjithësisht ka nisur me vonesë. KSHH vlerëson se ka pasur përmirësime dhe arrije të dukshme në raport me proceset zgjedhore paraardhëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›