E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Zgjedhjet jashtë standardeve. Ja problemet

TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi sot raportin përfundimtar mbi ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit në Shqipëri. Ky organizëm ka konstatuar disa shkelje që kanë dëmtuar procesin zgjedhor në ato elementë që kanë të bëjnë me arritjen e standardeve të kërkuara.

Sipas KSHH-së, krahas disa arritjeve, në drejtim të kuadrit ligjor dhe përgatitjeve paraprake tekniko-organizative, gjatë procesit u paraqitën fakte shqetësuese, qëndrime të njëanshme dhe të politizuara të KQZ-së, presione dhe ndërhyrje në veprimtarinë e komisioneve zgjedhore, vlerësime negative sidomos gjatë fazës së numërimit të votave.

Raportin e përpiluar për procesin zgjedhor, KSHH e publikoi sot në një konferencë për shtyp, ku ishin evidentuar shumë raste të votimit familjar, gjë që përbën një shkelje të standardeve të vendosura nga ndërkombëtarët si BE, KE e OKB. Përfaqësues të KSHH vlerësuan gjate konferencës për shtyp se votimi familjar u vu re sidomos në Korçë, Kukës, Durrës e Fier.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, KSHH aktivizoi 150 vëzhgues afatgjatë, të akredituar nga KQZ, që kishin objekt vëzhgimi ngritjen dhe funksionimin e administratës zgjedhore, pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, shpalljen e listave zgjedhore si dhe vëzhgimin e disa elementeve të fushatës elektorale, procesin e votimit dhe numërimit të votave.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›