E Diel, 1 Nëntor 2026

KSHH, rezultati i zgjedhjeve: KQZ nuk rezpektoi votën e shqiptarëve

Pas polemikave të shumtave që shkaktoi deklarata e zëdhënësit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, ku shpalli fitues koalicioni Bashkimi për Ndryshim, të kryesur nga Partia Demokratike me 71 mandate, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili e cilësoi deklaratën e KQZ si të nxituar dhe në kundërshtim me vullvetin e pupullit. KQZ, me njoftimin e datës 3 Korrik, përmes zëdhënësit të tij, bëri të njohur ndarjen e mandateve të deputetëve për çdo forcë politike, pavarësisht se procesi i numërimit të votave nuk ka mbaruar tërësisht. Për më tepër, ky deklarim u  krye në të njëjtën kohë, kur në KQZ kishin mbërritur dhe po trajtoheshin disa kuti votimi të panumëruara nga KZAZ-të përkatëse. Pavarësisht se deklarimi i mandateve ishte paraprak, i kryer pa përfundimin e numërimit të votave, si dhe pa u shuar ende përplasjet dhe tensionet politike midis garuesve në lidhje me këto kuti votimi, ai nuk i shërben mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. KSHH vlerëson se ky veprim i KQZ është një hap i nxituar, që cënon besueshmërinë e tij si një organ i paanshëm, por njëkohësisht cënon edhe respektimin e votës së qytetarit., shprehet KSHH. Gjithashtu, KSHH ka vënë në dukje edhe në raste të tjera se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer disa sjellje që vënë në dyshim paanësinë e tij. Jo sa duhet, ky Komision ka treguar vullnetin e mirë për të qenë objektiv dhe profesional në trajtimin e problemeve. Kjo do të arrihej me diskutimin më të gjerë dhe përpjekjeve më të mëdha për gjetjen e konsensusit midis anëtarëve të tij. KSHH i bën thirrje KQZ për maturi, pasi mendon se veprime të tilla mund të cënojnë standardet e përgjithshme të këtyre zgjedhjeve, si dhe mund të sjellin acarime dhe tensione të mëtejshme. Gjithashtu, KSHH, i bën thirrje të gjitha forcave politike që të shmangin konfrontimet dhe të tregojnë qetësi, duke respektuar votën popullore.  Deklarata e Ollit ka ngjallur reagime të forta nga selia rozë, të cilat e kanë kundërshtuar me forcë rezultatin paraprak të publikuar. Kështu mmenjëherë pas deklaratës së KQZ, i cili i bëri apel Berishës të heqë dorë nga mandati i 9 i PS në qarkun e Fierit përndryshe do të përballet me protesta të fuqishme në rrugë. Gjithashtu edhe nënkryetarja e KQZ dhe njëkohësisht përfaqësuese e Partisë Socialiste, Dëshira Subashi, e cilësoi deklaratën e Ollit si një qëndrim personal dhe politik, dhe institucional, pasi ndarja e mandateve sipas Subashit bëhet me vendim të KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›