E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia, përshëndet standardet demokratike të zgjedhjeve

Turqia përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike në Shqipëri, thuhej sot në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme turke. Turqia vlerëson gjithashtu se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri u zhvilluan në përputhje me standardet demokratike, thuhej në komunikatë. Në deklaratën e saj zyrtare, Ministria e Jashtme thekson gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm Shqipërinë, që ka shënuar hapa të mëdha drejt demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit. Jemi të gatshëm të çojmë përpara marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve tona, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Jashtme, duke shtuar se zgjedhjet dhe qeveria që do të dalë nga ky proces do të ndihmojnë që Shqipëria do të forcojë rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon përmes një politike të balancuar dhe konstruktive, dhe do të rrisin mirëqenien e popullit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›