Milo: Meta zhgënjeu votuesit e majtë
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, theksoi se koalicioni Berisha-Meta nuk është një koalicion që po bëhet për të të mirën e Shqipërisë, por është një koalicion që po bëhet për interesat e dy krerëve. Milo deklaroi se një koalicion i tillë nuk ka për të funksionuar, duke theksuar se shumë shpejt ky koalicion do të ketë ngërçet e veta.
Sipas tij lëvizja që bëri Meta nuk është e drejtë, pasi ajo tradhtoi idealet e majta, dhe se votuesit e majtë kanë ngelur të zhgënjyer nga kjo. Gjithashtu Milo deklaroi se në rast se Meta do të ishte një i majtë i vërtetë por që nuk donte bashkëpunim me Ramën, atëherë ai mund të ndiqte një rrugë tjetër duke i kontestuar të dy partitë e mëdha. Milio ndër të tjera theksoi dhe njëherë se është shumë e nevojshme riformatimi i së majtës, si dhe shumë e nevojshme që të vendoset paqja brenda të majtës që të mos ketë më çudira ku të majtë sulmojnë njëri-tjetrin, por kjo duhet bërë duke sjellë një frymë të re në PS.