KSK e vlerëson stabile sigurinë

Këshilli i Sigurisë i Kosovës (KSK) e vlerëson të qetë dhe stabile gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Këshilli mbajti sot takimin e radhës, ku u prezantua drafti i Strategjisë për Sigurinë dhe iu dha drita e gjelbër themelimit të Komisionit për Inteligjencë.
Situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe shumë stabile, ka thënë kryeministri Thaçi, në hapje të takimit. Ai ka falënderuar të gjithë mekanizmat e sigurisë për punën e shkëlqyeshme gjatë periudhës së kaluar.
Shefi i Ekzekutivit e ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë ndërmjet KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës, FSK-së dhe AKI-së, duke inkurajuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton Zyra e Kryeministrit, nëpërmes një komunikate për shtyp.
Në këtë takim është prezantuar edhe Drafti i Strategjisë për Sigurinë e Kosovës. Është vlerësuar se Grupi Punues i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ka hartuar një dokument shumë të mirë dhe se ai është në përfundim e sipër. Pas një afati të shkurtër, ky dokument do të plotësohet edhe me komentet eventuale të anëtarëve të Këshillit për Siguri dhe pritet të miratohet nga Qeveria.
Këshilli i Sigurisë, në takimin e sotëm i dha dritën e gjelbër edhe themelimit të Komisionit për Inteligjencë. Sipas ligjit, krahas Sekretariatit dhe Qendrës së Situatave, si dy organe mbështetëse të Këshillit të Sigurisë, duhet të themelohet edhe Komisioni për Inteligjencë që e përbëjnë përfaqësuesit e lartë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky komision do të përkujdeset që politikat e qeverisë janë duke u koordinuar dhe zbatuar.
Më tutje, Thaçi ka vlerësuar punën lidhur me demarkacionin e kufirit me Maqedoninë si dhe bashkëpunimin shumë të mirë të Kosovës me vendet fqinje për çështjet e luftës kundër kontrabandës, trafikimit dhe krimit të organizuar.
Duke folur lidhur me procesin zgjedhor, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova është duke kaluar nëpër një proces historik dhe shumë të rëndësishëm dhe ka përgëzuar për fushatën e qetë dhe demokratike që po zhvillohet në Kosovës. Kryeministri Thaçi shprehu bindjen se këto do të jenë zgjedhje model për rajonin.