E Shtunë, 31 Tetor 2026

KUKES/ Me makinë të vjedhur, zbulohet kosovar



KUKES - Një shtetas i Kosovës është ndaluar bashkë me automjetin e tij tip Golf, me targa 198KS423, gjatë kalimit të pikës kufitare të Morinit, ndërsa hynte në Shqipëri. Policia e Kukësit njoftoi se Fatmir Hasi, 49 vjeç, nga qyteti i Prizrenit po ndiqet në gjendje të lirë me akuzën e vjedhjes dhe trafikimit të mjeteve motorike. Sipas verifikimeve të bëra ka rezultuar se autovetura rezulton e vjedhur. Ajo është bllokuar në cilësinë e provës dhe ndaj Hasit ka nisur çështja penale. Një ditë më parë, një tjetër kalimtar i kufirit nga Lapraka u ndalua dhe iu bllokua një autoveturë e vjedhur në vitin 2009 në Itali. Nga shërbimi policor i Kosovës u bllokuan po dje për verifikim tre automjete me targa të Kukësit, në pikën e kalimit kufitar Vërmicë. Policia ka rritur kontrollet për autoveturat e dyshimta që kalojnë në kufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›