E Shtunë, 31 Tetor 2026

KUKES/ Viça kontrabandë në shtegun mbi tunel



KUKES – Shtegu mbi tunelin e Kalimashit po shfrytëzohet nga kontrabandistët e bagëtive. Plot 18 krerë viça janë bllokuar në shtegun mbi tunelin e Kalimashit, teksa po transportoheshin ilegalisht për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, në hyrje të tunelit të Kalimashit. Sipas policisë është bllokuar automjeti, një kamion “Benz”, i cili po i transportonte, bashkë me gjënë e gjallë. Mësohet se është arritur të identifikohet dhe pronari i mallit, që cilësohet kontrabandë. Viçat merren në Kosovë dhe vijnë kryesisht nga Serbia e Maqedonia, në pjesën më të madhe të rritur me koncentrate e hormone. Pasi blihen në tregjet e Kosovës, ata kalohen ilegalisht nëpër shtigjet malore në kufi, për të përfunduar më pas në tregjet e Durrësit dhe Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›