E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, tenton të përdhunojë plakën, kapet 43-vjeçari



KORçE - Një 43-vjeçar nga qyteti i Korçës u arrestua mbrëmjen e së premtes me akuzën e tentativës së përdhunimit të një të moshuare. Artur Kovaçi, sipas burimeve zyrtare të policisë, ka hyrë në banesën e një 85-vjeçare, në gjendje të dehur. Nga hetimet e kryera nga policia ka rezultuar se Kovaçi, i cili punonte si shtrues pllakash, ka qenë i alkoolizuar kur ka trokitur në shtëpinë e plakës, me iniciale E.Gj. Sapo 85-vjeçarja, që jetonte vetëm, i ka hapur derën, burri ka hyrë me forcë dhe duke përdorur dhunën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Reagimi i të moshuarës dhe thirrjet e saj kanë lajmëruar komshinjtë, ndërhyrja e të cilëve ka bërë që Kovaçi të largohet. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka identifikuar 43-vjeçarin dhe arrestuar atë brenda një kohe të shkurtër. Sipas policisë, Kovaçi kishte punuar disa ditë më parë tek një fqinje e të moshuarës, në banesën e së cilës kishte shtruar pllaka. Dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ai ka synuar të hyjë në banesën e gruas, tek e cila punoi si pllakaxhi disa ditë më parë. Por, nën avujt e alkoolit duket se ka ngatërruar hyrjen e apartamentit dhe ka përfunduar në banesën e 85-vjeçares. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›