E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset drejt Maqedonisë

14/04/2010 Vizita dyditore

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë Teuta Topi, u nisën dje për një vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov. Kreu i shtetit shqiptar do të mikpritet nga homologu i tij maqedonas, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, për t’u pasuar me takimin e dy delegacioneve respektive zyrtare. Në qendër të bisedimeve do të jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh, me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta eurointegruese. Homologët do të përshëndesin Forumin Ekonomik të biznesit maqedonas-shqiptar, që do të zhvillohet në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal. Gjatë vizitës zyrtare, Presidenti Topi do të zhvillojë një sërë takimesh, si me: Kryeministrin Nikola Gruevski, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski; atë të BDI-së, Ali Ahmeti; të PDSH-së, Menduh Thaçi, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›