E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet nuk e mbulojnë dëmin

Raporti

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaroi se kompanitë e sigurimeve nuk tregohen korrekte, duke zvarritur me procedura burokratike pagesat për dëmet, deri në atë pikë sa shpesh qytetarët detyrohen të pranojnë vlerësimin e diktuar nga shoqëritë e sigurimit. “çështja kryesore është që cilësia e shërbimit duhet të përmirësohet nga shoqëria e sigurimit”, u shpreh Elisabeta Gjoni, kryetare e AMF-së. Raporti dëme/prime në Shqipëri ishte në vitin 2009, vetëm 32 për qind, shumë më i ulët nga mesatarja e rajonit dhe vendeve të zhvilluara. “Ky nuk është një treg që është ngritur në bazë të kërkesë-ofertës. Qytetarët janë të detyruar të paguajnë sigurimet, kurse nga ana tjetër firmat pretendojnë se janë kompani private dhe kanë qëllimet e tyre”, thotë Sybi Hida, anëtar i Komisionit të Ekonomisë. Tregu i sigurimeve në Shqipëri arriti në 2009-n në mbi 70 milionë USD dhe pjesa dërrmuese e tij përbëhet nga sigurimet e detyrueshme për makinat.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›