Ratifikimi i Protokollit të NATO-s, mesazh për Shqipërinë
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Hungari, vendi i parë që ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Topalli falënderoi personalisht autoritetet e Hungarisë për këtë ratifikim me votë unanime. Në një takim të përzemërt dhe miqësor, Szili theksoi se ratifkimi i Protokollit të NATO-s nga Hungaria, ishte jo vetëm një shprehje e mbështetjes së reformave të dukshme të ndërmarra nga Shqipëria, por edhe e bindjes në perspektivën e saj integruese në BE dhe NATO. Kryetarja e Parlamentit hungarez vlerësoi hapat e bëra nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, prirjen e veçantë për zbatimin e Marrëveshjes së Aderimit. “Dita ku parlamenti hungarez ratifikoi këtë protokoll, - tha Szili, - përkoi më një axhendë të ngjeshur dhe me një fjalim të Presidentit të Komisionit Evropian, Barroso, në seancë plenare. Në vazhdën e mbështetjes që ne shprehëm për Shqipërinë, edhe në fjalën e zotit Barroso,- vijoi ajo,- u theksua se Bashkimi Europian mbështet progresin e bërë në proceset integruese të vendeve të rajonit ballkanik”. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thekosi se marrja e ftesës për NATO ishte një ngjarje historike për Shqipërinë, përgjigje e reformave të kryera dhe mbështetje për vijimin e tyre. Procesi i ratifikimit të Protokollit të NATO-s, pritet të përfundojë përpara Samitit të ardhshëm në pranverë 2009, ndërsa Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë vazhdojnë t i mbërrijnë letra konfirmimi për një ratifikim të shpejtë në përgjigje të letrës së përbashkët të saj dhe Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç, dërguar parlamenteve të 26 vendeve anëtare të NATO-s. Përgjigje mbështetëse për këtë ratifikim kanë mbërritur nga Senati i Francës, Parlamenti i Çekisë, Spanjës, Bullgarisë, Lituanisë, Danimarkës etj. Në fund të takimit, Kryetarja e Parlamentit të Hungarisë dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë iu përgjigjën interesit të medias mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe BE.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008