Kreu i Shtetit falënderon Klintonin për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, falenderon ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Klinton, për mbështetjen që ka dhënë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se presidenti Topi mori pjesë të mërkurën në hapjen e Forumit “Clinton Global Initiative” në Nju-Jork, ku u paraqitën nisma për luftën kundër varfërisë, sëmundjeve të kancerit dhe AIDS, mbrojtjes së mjedisit, edukimit, etj. Në një bashkëbisedim me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton, presidenti Topi i shprehu atij mirënjohjen për ftesën e pjesëmarrjes në këtë Forum të rëndësishëm dhe për gjithçka ai ka bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar. Nga ana e tij, ish-Presidenti i SHBA-së, Klinton, i premtoi presidentit Topi se do të vazhdojë në këtë linjë. Në këtë veprimtari merrnin pjesë 60 krerë shtetesh dhe personalitete të tjera të larta të jetës politike, ekonomike dhe kulturore nga mbarë bota.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008