E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi mirëpret emërimin e Shalës

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur dekretimin nga Presidentja e Kosovës, të z.Blerim Shala në pozitën e koordinatorit politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, thuhet në një deklaratë të kryeministrit kosovar

....

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga emëroi Shalën, koordinator politik në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton RTK.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 83 dhe nenin 84, pika 2 dhe pika 4, dekretoi zotëri Blerim Shalën, koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›