E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rektori godet muzikantët e UP’së

Kremtimi i festës së njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga Universiteti i Prishtinës ka filluar me disa telashe organizative.

Aty është intonuar Himni i Kosovës, por jo edhe ai kombëtar.

Pas kësaj, ka reaguar rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, i cili ka kërkuar të këndohet edhe Himni kombëtar nga studentët e Degës së Arteve Muzikore.

Por, mënyra se si kanë kënduar studentët nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të UP’së.

“Neve nuk na duhet një akademi që nuk dinë të këndoj Himnin kombëtar”, ka thënë Gashi, në fillim të fjalës së tij.

Edhe Ministri i Arsimit është marrë me këndimin e keq të Himnit kombëtar, raporton Express.

Por, ndryshe prej Rektorit Gashi, Ministri Buja i ka arsyetuar studentët, duke thënë se edhe një gabim i tillë gjatë këndimit të Himnit kombëtar tolerohet.

“Ky manifestim nisi me pak lajthitje për himnin, por kjo është e tolerueshme”, ka thënë Buja.

Pjesë e manifestimit ishin Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Ministri i Arsimit, Ramë Buja etj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›