E Shtunë, 31 Tetor 2026

The very best of Tasho

Nga gjithë albumet me portrete të shqiptarëve nëpër botë, kryesisht në bërthamat e diasporës krijuar prej emigrimit të 20 viteve të fundit, fotografi Roland Tasho ka dalë tek një përzgjedhje. Ekspozita me portretet e portreteve, që do të thotë me personalitete shqiptare që kanë një kontribut në kulturën evropiane, është e hapur për disa ditë në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Prezantohen 40 fotografi nga ciklet e shqiptarëve të Italisë, Francës, Belgjikës, Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë, Argjentinës, Greqisë, Hungarisë etj., nga portreti i shkrimtarit Ismail Kadare te balerini Kledi Kadiu, nga futbollisti Igli Tare, te këngëtarja Elsa Lila dhe shumë personalitete nga fusha të ndryshme, janë pjesë e kësaj ekspozite e cila vjen në kuadër të Muajit të Europës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›