E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka ikur koha kur portreti i një personaliteti matej nga fjalori i tij

Ndryshimet janë pjesë e shtetëndërtimit të Kosovës dhe në trend me zhvillimet në Evropë. Në këtë vijë, vetë lëvizjet në Evropë si në aspektin ekonomik, politik flasin se reformimi apo më saktë ndryshimet janë të domosdoshme për përballim të këtij shekulli që ka një dinamik tjetër krahasuar me shekullin që lamë pas. Ne nuk mund të jemi përjashtim në këto rregulla ani se jemi shtet në themelim e sipër apo shtet që performon ende me një të kaluar të dhimbshme dhe të llahtarshme kur kujtesa rikthehet dhe ngjall episode të ndryshme. Një është e pandryshueshme që ecja nuk mund të ndalet. Se si do të ecet kjo varet nga shumë faktorë por më i rëndësishmi është faktori njeri.


II - Sot kemi pushtetin i cili është i konstruktuar në bazë të një kushtetute moderne dhe e cila bazament ka qytetarin e Kosovës pa dallim. Pra kemi një shtet i cili po ndërtohet dita ditës. Nuk do të merrja kohë për 6 pikshin e këshillit të sigurimit as edhe me analizat e bëra deri më tani për këtë çështje e cila pothuajse është bërë punë ditore e jetës në Kosovë. Po harrohet se Kosova ka shtetin, ka institucionet e saj dhe ka përgjegjësit të cilët menaxhojnë dhe kanë besimin e qytetarëve të Kosovës. Vlerësoj se koha e patriotizmave ka ikur andaj neve mbetet që këtë filozofi ta rikthejmë në një patriotizëm të zhvillimit ekonomik, politik dhe në harmoni me rregullat e lojës që vëmë ne por edhe që mundësojnë kyçje në mekanizmat ndërkombëtar. Dikush mund të thotë se ende ska përfunduar loja e djallit. Edhe kjo e ka arsyen e vet. Loja tani bëhet me institucione të ligjshme dhe të njohura ndërkombëtarisht ku çdo ikje nga kjo rrugë dekompozon filozofin integruese me politikat e shekullit të ri pra shekullit XXI. Demokracia në shtetet e zhvilluar kuptohet si rregull, disiplinë e assesi anarki.


Në këtë vazhdë vetë koncepti i determinuar nga qytetarët e Kosovës nuk lejon divergjenca në planifikimin dhe objektivin që kemi si popull. Mendimet e shfaqura herë pas herë qoftë pro ose kundër një vendimi janë edhe pasqyrë e demokratizimit të brendshëm të Kosovës si dhe pikë referuese për performancat që i ka qytetari i Kosovës për jetën dhe zhvillimin e tij. Kjo dhe si duket ka filluar të kuptohet në suaza të normalitetit dhe koloritit të shtetit më të ri në botë.


III - Gjërat po marrin qartësinë. Qoftë edhe kur ne jemi të pakënaqur me disa aspekte të funksionit të shtetit dhe politikave të tij. Prejudikimi nga jashtë është mbase i lehtë sepse mund të duket edhe ngaherë sikur pasqyra nuk po e qet fytyrën si duhet. Po të pyesje një filozof i cili thoshte po citoj “në je i shëmtuar nuk ka faj pasqyra por fytyra”. Sigurisht se edhe zhurmat e krijuara për çështje të caktuar kanë edhe efektin e vet por nuk do duhej të veprohej me syrin e një fushate ende të pa bërë publike zgjedhore. Pse e them këtë. Për dy arsye se: Shteti ekziston dhe këtë dilemë duhet ta heqim prej kokës dhe arsyeja tjetër se fuqitë vendosësh e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur. Popujt që jetojnë tërë kohën në ankth i kane edhe arsyet por rasti i Kosovës është i veçantë dhe si i tillë nuk do shumë atraktivitet politik dhe marketing politik. Thënë qartë angazhim në ngritjen e kapaciteteve institucionale, ekonomike por edhe shkencore e diplomatike janë vlerat kulmore tani për Kosovën. Nuk ka rëndësi fort për modalitetet se si dhe mbi çfarë tereni po shihet funksionimi por fleksibiliteti dhe distanca në mes të qenurit shtet funksional dhe aparatur formale.


IV - Jetëzhvillimi i një vendi mund të ketë edhe paradokset të cilat edhe mund të shfaqen sipërfaqësisht, mirëpo kur kësaj i shtohet vullneti dhe angazhimi profesional e politik dimensioni i zhvillimit dhe kultura e integrimit merr konotacion krejtësisht tjetër. Në një shtet të sapokrijuar ballafaqimi me sfida është pjesë e procesit andaj dhe nuk kemi nevojë shumë të biem pre e politikave ditore dhe veprimeve ditore që dëmtojnë në shpirt ritmin dhe gjersin e të qenurit shtet. Ka ikur koha kur portreti i një personaliteti është matur nga fjalori i tij, nga retorika e tij. Shkalla e emancipimit politik ka freskuar kulturën politike që vlera të matet me veprime konkrete dhe angazhime konkrete. Ne jemi popull pothuajse më i ri në Ballkan për nga mosha. Kjo fletë shumë për të ardhmen e një vendi. Qeveria dhe institucionet e saj përcjellëse nuk kanë nevojë të bëjnë hapa që kanë të bëjnë me retorikën fiktive dhe nuk duhet të brengosen për zhurmën nëse mund ti themi të politikës ditore. Qeveria ka imperativ realizimin e një programi qeveritar (pasi tani shteti është) që mund të thoja i kalon suazat e atij qeveritar për disa arsye si: Përgatitja e strategjisë afatgjate për zhvillim të Kosovës, përgatitja e infrastrukturës diplomatike dhe politike, reformimi i sistemit arsimore e shëndetësor dhe rrumbullakësuar integrimin e Kosovës në strukturat më të rëndësishme botërore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›