Edvini, prapë në ankth, sërish në arenë me Ilir Metën

Kryesocialisti u gëzua para kohe nga veprimi i presidentit, i cili ktheu për rishqyrtim në parlament, Kodin Zgjedhor. Ruleta e së majtës s’po pushon së vepruari dhe Edi Ramës, i etur për destabilitet, i duhet të përballet sërish me kreun e LSI-së, në një seancë të re dialogu, që ngjan më shumë me një përplasje gladiatorësh, ku njëri duhet të regjistrojë humbjen përfundimtare. Kryeministri Sali Berisha ofron kohë për debatin, por Edvini s’është i qetë nëse LSI-së do t’i ofrohet sërish një vend në komisionet e numërimit të votave
Mazhoranca konfirmon se do të japë garanci të plotë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të vitit 2009. Shefi i mazhorancës, kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se qeveria që ai drejton mbetet e përkushtuar totalisht për garantimin e votës së lirë.
Kryeministri uroi që të ketë një dialog mes partive të opozitës dhe të bëhet zgjidhja më e mirë. “Ekziston përkushtimi im i plotë dhe total për votën e lirë. Kodi do të votohet, sepse me atë grevë urie nuk kemi pasur asnjë lidhje. Për mua nëse komisioneri ishte i Skënder Gjinushit, i Ilir Metës, i Paskal Milos apo i tjetërkujt kjo nuk kishte ndonjë dallim të madh, përkundrazi mbajta përbaltjen e grevës së urisë”, u shpreh kryeministri.
Nuk është e vërtetë, vijoi më tej kryeministri Berisha se nëse jepet koha e nevojshme për dialog do të dëmtohet procesi, përkundrazi procesi merr edhe garanci shtesë për këtë diskutim. “Unë jam neutral në këtë mes. Uroj që ata të gjejnë një mirëkuptim dhe kaq dhe nuk kam ndonjë gjë tjetër”, u shpreh më tej kryeministri Berisha duke nënvizuar se nuk përzihet në çështjet e brendshme të opozitës.
...