Deklarata e Kryeministrit Berisha, gjen të papërgatitur kreun e PS-së, i cili nuk e ka fshehur frikën
Edi Rama, mes dilemës të mbajë peng Kodin apo t’i japë një anëtar në KQZ Ilir Metës
Edi Rama, pengmbajtësi i Kodit Zgjedhor, i gjendur i papërgatitur nga reagimi i djeshëm i Kryeministrit Sali Berisha, njëkohësisht mësohet se edhe është frikësuar. “Për mua nëse komisioneri ishte i Skënder Gjinushit, i Ilir Metës, i Paskal Milos apo i tjetërkujt kjo nuk kishte ndonjë dallim të madh, përkundrazi mbajta përbaltjen e grevës së urisë”, ka deklaruar dje Kryeministri Sali Berisha, i cili ka lënë të kuptohet se “topi është tashmë në fushën e Edi Ramës”. Përballë deklaratës së djeshme të Kryeministrit Berisha, Edi Rama ka vetëm dy zgjedhje: ose të marrë përsipër koston e vonesë së votimit të Kodit të ri Zgjedhor; ose të “lëshojë pe”, dhe t’i lëshojë një anëtar në KQZ-së, Ilir Metës dhe LSI-së.
I gjendur përballë kësaj dileme, njerëz të afërt të Edi Ramës, nuk e kanë fshehur dot faktin e trembjes së tij, pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha. Njerëz të afërm të Edi Ramës, konfirmuan dje se, në biseda me ata, ai kishte shprehur shqetësimin se ç’duhet të bëjë tani e tutje, për ti dhënë zgjidhje bllokimit të miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, vetëm dhe për faktin e thjeshtë se nuk pranon kurrsesi t’i japë një anëtar LSI-së në KQZ.
Përballë debateve të ditëve të fundit, pas rikthimit për rishqyrtim që Presidenti i bëri Kodit Zgjedhor të miratuar më parë nga Parlamenti, mazhoranca, drejtues të saj, janë shprehur të gatshëm për realizimin e ndryshimeve të propozuara të këtij Kodi, ndërsa nuk kanë shprehur kundërshtim për përfaqësimin e LSI-së me një anëtar në KQZ.
Në qëndrimet e tyre, drejtues të mazhorancës, duke konfirmuar garancinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nuk kanë lënë pa kujtuar, se më shumë se një problem i mazhorancës, ky është një problem i opozitës, për deri sa, dy krerët e dy partive PS dhe LSI, respektivisht Edi Rama dhe Ilir Meta, nuk arrijnë të gjejnë një kompromis, për njërin prej anëtarëve të KQZ-së.
Nga ana e saj, edhe LSI_ja, nuk e ka fshehur opinionin e saj, se mbajtja peng e miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, me ndryshimet e tij, si edhe marrja e një anëtari nga ana e saj për në KQZ, është vepër vetëm e Edi Ramës dhe e lidershipit të PS-së.
Vetë, Edi Rama, protagonisti i pengmbajtjes së Kodit Zgjedhor, por edhe hakmarrësi ndëshkues i LSI-së, ka përjashtuar kategorikisht disa ditë më parë, u;jen në bisedime me Ilir Metën, për diskutimin e Kodit Zgjedhor. Në një intervistë në një televizion, Rama, ka bërë të ditur se është i gatshëm të diskutojë me Metën për të gjitha problemet e mundshme të opozitës, por ka përjashtuar diskutimet për Kodin Zgjedhor, duke e konsideruar këtë diskutim të mundshëm, kapitull të mbyllur.
Pas, këtij qëndrimi të Edi Ramës, një letër e publikuar dy ditë më parë, që Ilir Meta i kishte dërguar atij, për diskutimin mes tyre të Kodit të ri Zgjedhor, ende nuk ka marrë përgjigje nga kreu i PS-së.
...