Kapen me dy kg maijuanë, arrestohen katër të rinj
Antidroga
Katër persona në pranga dhe dy kg drogë e sekuestruar është rezultati i një operacioni të realizuar ditën e djeshme nga antidroga e kryeqytetit. Në vazhdimësi të shumë operacioneve të hetimit të krimit të policisë së kryeqytetit, edhe ditën e djeshme u finalizua operacioni i koduar “Kodra e diellit”, duke sekuestruar sasinë prej 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, një pistoletë, një shotgan si dhe vendosjen nën pranga të katër personave. “ Në pranga kanë përfunduar Emiljano Koçiu, 20 vjeç, Oriol Memushi, 22 vjeç, Erlin Hasani, 20 vjeç, dhe Evri Topi, 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë”, deklaroi Policia e Tiranës. Sipas të dhënave, pas një hetimi dymujor, duke aplikuar metodat speciale, nga specialistët e seksionit të Luftës Kundër Drogës u mundësua kapja e tyre, në afërsi të kompleksit “Kristal”, te “Komuna e Parisit”. Pas një kontrolli të imtë të ushtruar në banesat e tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 2 kg marijuanë, e destinuar për shitje në qytetin e Tiranës. Gjithashtu, policia sekuestroi një pistoletë model austriak 9 mm dhe një armë zjarri, tip “Shotgan”. Nga struktura antidrogë e Policisë së Tiranës po punohet për aktivitetin e tyre kriminal, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbulimin e aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
#