E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabashi, Cingu, Çeliku e Ymeri përfaqësojnë artin shqiptar

01/06/2009  “Festivali i kulturave”, Shqipëria e ftuar e nderit

Atë çka mund të ofrojë arti, do ta servirin gjatë ditëve. Do të ketë muzikë, takime, ekspozita, valle, kinema, teatër. "Festivali i kulturave" është çelur këtë të shtunë në Ravena të Italisë e deri më 7 qershor brenda tij do të zhvillohen 12 koncerte dhe 5 spektakle me valle tradicionale. Pjesë e kësaj panorame do të jetë edhe Shqipëria në rolin e të ftuarës së nderit, përkrah shumë vendeve të tjera pjesëmarrëse. Valltarët Lili Cingu dhe Rexhep Çeliku, aktori Mirush Kabashi dhe këngëtarja Fatime Ymeri do të përfaqësojnë vendin tonë gjatë tri ditëve në festival. Krahas tyre një copëz shqiptare “do të rrëfehet” edhe nga orkestra e Shkodrës dhe përmes një ekspozite me foto të dinastisë "Marubi" titulluar "Shkruar në dritë" (Shqipëria në 100 vjet në foto 1850-1950). Ushqimi shqiptar do t’ju bashkëngjitet gjithë këtyre, ndërkohë që të ftuarit dhe pjesëmarrësit në këtë festival do të shijojnë gastronominë shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›