Hapet Kalimashi, Durrës–Prishtinë vetëm 3 orë larg
01/06/2009 Kryeministri shemb milimetrat e fundit të tunelit dhe takon Thaçin
Berisha: Vlera morale e rrugës është shumë herë më e lartë se kostoja e saj
Para dhjetë vjetësh, kur turmat e shqiptarëve të Kosovës dyndeshin drejt Shqipërisë për tu shpëtuar hordhive serbe të etura për gjak, një deklaratë e Pandeli Majkos, ish-kryeministër i asaj kohe, vetëm 30 vjeç, do të shihej me skepticizëm, pse jo në ndonjë rast dhe si lajthitje. Ish-kryeministri do të deklaronte se do ndërtohej rruga Durrës–Kukës, e cila do bënte të mundur bashkimin e dy shteteve. Në mos e pamundur, atëherë dukej një ëndërr e largët që ne, dy popuj të një gjuhe, të ndarë nga padrejtësitë e historisë të mund të shkonim në Prishtinë vetëm për 3 orë.
Kjo ndodhi dje, ose më mirë të themi u rrëzua muri ndarës i historisë. Ishte ora rreth 12:00 e mesditës kur Kryeministri Sali Berisha, hipur në një mjet pune të firmës “Bechtel Enka”, do të rrëzonte një mur simbolik në tunelin që lidh Kalimashin me Thirrën, pjesa më e rëndësishme e këtij segmenti. Muri ra dhe drita përçoi tejetej tunelin, i cili tash e në vazhdim do të lidhë dy kombet dhe do ti bashkojë në një. Përtej murit qëndronte kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe shumë personalitete të tjera kosovare. Ishte pikërisht kryeministri i Kosovës që do ti shtrëngonte dorën kryeministrit Berisha, një shtrëngim duarsh në pikën ku bashkohen kombet. Ishte një takim simbolik, një takim bashkimi, mbi ato 170 kilometra rrugë beton dhe asfalt, të paguara nga shqiptarët për të vënë në vend padrejtësinë shumëshekullore. Në një shesh të mbushur e flamurë të Shqipërisë, Kosovës, NATO-s dhe BE-së, kryeministri Berisha dhe ai kosovar dolën para njerëzve që ishin mbledhur nga Shqipëria dhe Kosova për të festuar këtë eveniment. Ashtu siç pranoi dhe kryeministri, ky tunel ka pasur një kosto jo të vogël për shqiptarët, por ka një vlerë morale shumë të madhe “Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm, por çmimi i tij është dhjetëra e qindra herë më i vogël se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi që sjell midis njerëzve, se shërbimi që u bën njerëzve dhe qytetarëve, si dhe dalja në det që i jep Kosovës, dalja në det që u jep jo vetëm Kosovës, por dhe fqinjëve të saj”, - tha Berisha. Dhe që nga dita e djeshme Kosova është edhe më e lirë se para një viti. Rruga Durrës–Kukës është një garanci më e madhe për pavarësinë e saj. Serbia smund ti kërcënojë më shqiptarët përtej kufirit. Rruga Durrës–Kukës e bën atë të pafuqishme.
Kryeministri i Kosovës shprehet se kjo rrugë është dalja e Kosovës në det
Thaçi zotohet ta çojë rrugën deri në Prishtinë
“Që sot Kosova dhe Shqipëria janë më afër se kurrë”
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar dje përpara të pranishmëve në inaugurimin e përfundimit të tunelit të Kalimashit, me gjatësi prej 5.6 km, se shumë shpejt do të përfundojë dhe pjesën e rrugës që i përket Kosovës. Sipas Thaçit, 31 maji është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, pasi inaugurimi i kësaj rruge i jep pavarësisë së Kosovës të tjera dimensione. “Sot është një ditë madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Sot është një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme edhe për mua personalisht, sepse ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës. Janë të shumta dhe të pallogaritshme rastet kur unë dhe bashkëluftëtarët e mi me orë të tëra, në shi, në borë e në acar e bëmë këtë rrugë më këmbë për lirinë e vendit. Që sot Kosova dhe Shqipëria, Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra-tjetrës dhe do të afrohen dhe më tepër. Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë pranë njëra-tjetrës dhe kështu do të jemi përgjithmonë.
Pa dyshim një element qendror i kësaj afërsie shpirtërore, fizike dhe materiale është liria dhe pavarësia e Kosovës, vetë shteti i Kosovës. Pavarësia e Kosovës i jep kësaj rruge dimensionin e plotë të afrimit, është vetë kuptimi i autostradës. Kjo rrugë është dalja e Kosovës në det.
I nderuar kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha. Si kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, zotohem se për një kohë shumë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë tutje, Vermicë, Prizren dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Bashkërisht kemi thyer perandori e pushtues, e do të thyejmë edhe male e bjeshkë që na dalin përpara. Kjo është autostrada e shpresës, e besimit, e punës dhe e zhvillimit të shqiptarëve”, - tha Thaçi
Kostoja e Rrugës
Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge ka qenë jo vetëm politike, po aq edhe ekonomike. Ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshme thonë se kjo rrugë i ka kushtuar shtetit shqiptar 1 miliard euro. Nga ana tjetër, qeveria thotë se rruga kushton 730 milionë euro. Nga kjo shumë 480 milionë euro janë marrë kredi nga banka të huaja dhe do ti duhet të shlyejë 40 milionë euro në vit. Rruga Durrës–Kukës është 170 kilometra e gjatë dhe ka një gjerësi prej 23 metra. Ajo ka në përbërje të saj 29 ura në gjithë gjatësinë e rrugës, me një gjatësi lineare prej 450 metrash, ndërsa ura më e lartë është “E. 88”, e cila është plot 88 metra e gjatë. Ndërtimi i kësaj rruge shkurton 30 milje krahasuar me rrugën e mëparshme dhe bën të mundur që për katër orë të kryhet distanca mes Tiranës dhe Prishtinës
Rëndësia e Rrugës
Rruga është një aortë jetike për të lidhur dy pjesë të kombit, Shqipërinë dhe Kosovën, dhe për të shumëfishuar shkëmbimet njerëzore dhe tregtare mes dy vendeve. Me një rëndësi të veçantë cilësohet kryesisht për hapjen dhe rritjen e komunikimit me rajonin dhe me fqinjët e pjesës veriore të vendit. Zona merr një zhvillim të madh për shkak të komunikimit të shpejtë dhe në kushte më të mira, nxitet punësimi dhe aktiviteti privat në këtë zonë. Jo pak biznese kanë nisur të formësohen në të dyja anët e autostradës, duke garantuar një hov të ri dhe të ndryshëm zhvillimi për këto zona. Familje të tëra kanë nisur projektet për lokale, hotele, restorante, karburante e të tjera aktivitete private, të cilat gjejnë treg pune si rezultat i ndërtimit të kësaj rruge. Përfitimet që i vijnë shtetit shqiptar prej saj pritet të jenë goxha të mëdha.
Përplasjet e politikës për rrugën Durrës–Kukës
Socialistët e sulmuan për tre vjet rresht ndërtimin e rrugës
Ndërtimi i rrugës Durrës–Kukës–Morinë është kthyer në objekt sulmesh politike mes dy partive kryesore. Socialistët akuzojnë qeverinë për shkelje të rënda në procedurat e tenderit dhe abuzime me fondet e dhëna për ndërtimin e segmentit Rrëshen–Kalimash, 57 kilometra, kostoja e të cilit është disa qindra milionë euro. Ish-ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Lulzim Basha pranoi të hiqte dorë nga imuniteti për ti hapur rrugën një hetimi të pavarur ndaj implikimit ose jo të tij në aferën e abuzimeve me fondet e rrugës Durrës–Kukës, gjest që u vlerësua nga maxhoranca si një model për tu ndjekur kurdoherë kur organi ndjek penalisht një deputet. Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Pandeli Majko janë dy zyrtarët më të lartë që kanë pranuar se ka pasur lobe që kanë qenë kundër ndriçimit të kësaj rruge. Prokuroria e Përgjithshme pas marrjes në dorë të një materiali për rrugën Durrës–Kukës–Morinë nis hetimin më 15 mars të vitit 2007. Ndërsa me 18 prill prokuroria e Tiranës sekuestron dokumentet e tenderave të rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.
Falënderimet
Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij ka falënderuar të gjithë stafin e administratës që punoi për realizimin e projektit, por dhe mbështetjen ndërkombëtare që iu dha. “Dua të shpreh mirënjohje të thellë ndaj ministrit Basha, ministrit Olldashi, të cilët me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndoqën zbatimin e këtij projekti, zbatuan porositë e Kryeministrit dhe të qeverisë dhe sot projekti është realitet. Dua të falënderoj Parlamentin për mbështetjen e madhe që i dha projektit, falënderoj miqtë e mi kudo në botë, të cilët më kanë inkurajuar shumë për realizimin e këtij projekti të madh. Dua tu falënderoj ju Uilliam Ualker, që je sot midis nesh dhe ju zonja Ajzenhauer.