E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, asgjësohen 22 mijë rrënjë kanabis sativa

Malësi e Madhe- Rreth 22 mijë rrënjë bime kanabis sativa janë asgjësuar në komunën e Shkrelit në Malësi të Madhe. Aksioni antikanabis është përqendruar sot në orët e vona në vendin e quajtur Bjeshkët e Draganit dhe Mali i Ducajve.

Sipas burimeve nga policia mësohet se në aksion kanë marrë pjesë 120 forca policie, të Shkodrës, FNSH-së së Shkodrës dhe Tiranës, të cilët pas informacioneve të marra më parë kanë survejuar gjuthë zonën deri sa kanë zbuluar e më pas asgjësuar bimën narkotike.

Një pjesë e saj ka kaluar për ekzaminime dhe analiza të posaçme në laborator për të mbërritur në një përgjigje të saktë për llojin.

Mësohet se nga aksioni nuk ka asnjë person të ndaluar, ndërsa janë shoqëruar disa persona, por nuk bëhet me dije asnjë e dhënë rreth tyre. Sipas policisë, zonat ku u gjet bimë narkotike kanabis sativa kanë qenë toka të shpyllëzuara dhe pa pronarë, ndaj duket se do të jetë e vështirë të arrish tek personat përgjegjës.

Një ditë më parë, në kuadër po të aksionit antikanabis janë asgjësuar rreth 10 mijë rrënjë në komunën e Shllakut. Këtu, bimët janë gjetur të mbjella në parleca të mëdha, 4 mijë rrënjë në një vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›