E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabinat telefonike përvetësohen nga matrapazët, Albtelekom hesht ndaj tregtisë së impulseve

Çmimi i impulseve pranë kabinave, 3 fish më i lartë për qytetarët

Problemet që shkakton kompania private e Albtelekom nuk kanë fund. Përveç mungesës së investimeve në shtimin dhe në mirëmbajtjen e kabinave telefonike një tjetër problem, që prekë drejtpërsëdrejti ekonomin e qytetarëve është shitja e impulseve nga disa matrapazë që janë vetëpunësuar në ato pak kabina telefonike funksionale që kanë mbetur.

Kështu, matrapazë të shumë që zhvatin qytetarët me shitjen e impulseve 3 fish më shumë, në kabinat e kompanisë së Albtelekomit nuk denoncohet nga kjo e fundit edhe pse, i ka të gjitha kompetencat ligjore për të denoncuar këta tregtarë të pa licencuar. Por, Albtelekom nuk e bën një gjë të tillë, kjo ndoshta duke pasur përfitime të vetat në shitjen e kartave telefonike. Nga të dhënat e grumbulluara të gazetës rezulton se një kartë Albtelekomi e cila ka 100 impulse shitet 6 mijë lekë ndërsa qytetarëve u shitet më shtrenjtë 20 lekë vetëm një impuls, fitimi për këtë kartë është 14 mijë lekë më shumë. Më konkretisht, në zyrat postare në kryeqytet, një impuls kushton vetëm 6 lekë, ndërsa pranë kabinave telefonike nëpërmjet të cilave mund të kryhen të gjitha llojet e thirrjeve, kushton 20 lekë. Ato impulset që shesin ata xhambazët aty, janë shumë të shtrenjta. Me fol me Tiranën, 2 impulse është e barabartë me 45 cent. Të flasësh me Evropën vetëm 1 minutë, ti paguan 1-2 euro, ndërkohë që këtu të flasësh me Shqipërinë paguan 15 cent minuta tek postat private, pohon një emigrantë shqiptarë.

Abuzimet me shitjen e impulseve
Abuzimet me impulset e kartave telefonike dhe me mungesën e kabinave publike, kanë qenë evidente prej kohesh në kryeqytet duke u shkaktuar dëme financiare, si gjithmonë në kurriz të qytetarëve. Kështu, në vendet e populluara, kryqëzime rrugësh dhe pranë institucioneve, ku domosdoshmërish duhet të ekzistojnë dhe të funksionojnë kabina telefonike publike, janë vendosur matrapazët me telefona fiks familjarë duke kryer funksionin e kabinave publike. Kështu, me shërbimin që u ofron kompania Albtelekom qytetarëve, nga këta të fundit bëhet një tregti e dytë duke e shitur sërish këtë shërbim me shumëfishin e çmimit. Ndërkaq, për shkak të mungesës së këtyre kartave në pjesën më të madhe të kohës në zyrat postare, qytetarët detyrohen që ti blejnë këto tek tregtarët e paligjshëm, duke pësuar kështu një kosto financiare prej 20 lekë për impuls. Meqenëse, një përqindje e madhe nga qytetarët, për arsye ekonomike apo rrethana të tjera, për të kryer punët e ndryshme nëpërmjet thirrjeve telefoni, preferojnë që telefonatat me personat e interesuar ti kryejnë nëpërmjet kabina telefonike, ato po përballen çdo ditë me dy fenomene tepër shqetësuese dhe korruptive.

Shërbimet
Cilësia e shërbimit telefonik nëpërmjet kabinave publike, është në gjendje të mjerueshme, pasi numëratorët e kabinave janë thyer, receptorët janë hequr fare, gjithashtu edhe të dy pjesët prej gjami, të cilat mbrojnë aparatin nga shiu, janë thyer. Edhe ato kabinat që funksionojnë aktualisht, janë ruajtur në sajë të interesimit të matrapazëve të paligjshëm, të cilët bëjnë tregti me qytetarët, duke u shitur impulset e kartave të shërbimit telefonik me çmime katërfish më të larta sesa vlera reale që ka vendosur Kompania Albtelekom. Në këso rastesh, tregtarët i ruajnë kabinat publike, me qëllim që të shesin kartat që i kanë blerë me shumicë pranë zyrave postare. Megjithatë, më shqetësues mbetet fakti mungesa e kartave telefonike në treg dhe ekzistenca e tyre në duart e matrapazëve.

Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›