Gjithçka rreth kabinetit të integrimit, "Berisha II"

Kryeministri Berisha me sa duket dje ka formësuar qeverinë më të arrirë ndonjëherë. Me një pjesëmarrje nga një spektër i gjërë politik, por jo vetëm kaq. Ekspertë të të gjitha fushave, ekonomistë, ushtarakë dhe me karrierë të spikatur në politikë dhe në diplomaci. Të gjithë të përzgjedhur deri në detajin më të vogël, dhe siç përmendi edhe vetë kryeministri Berisha dje gjatë prezantimit të tyre, i është nënshtruar një konsultimi të gjatë me të gjithë ata që mund të jepnin një këshillë, por që nuk kanë qenë të përfshirë në konflikt interesi me këto poste ministrore. Por cila është kjo skuadër e qeverisë së integrimit. Të gjitha detajet për kabinetin e ri qeveritar për secilin anëtar të tij mund ti lexoni më poshtë:
Sali Berisha, Kryeministër
1991 kryetar i PD
1992-1996, President i Republikës
1996-1997, President i Republikës
1997-2005, kryetar i PD-së, në opozitë
2005-2009, Kryeministër
2009- Kryeministër për një mandat të dytë
Cilësohet politikani shqiptar me karrierën më të suksesshme pas vitit 1990. Një nga liderët e Lëvizjes së Dhjetorit 1990, kryetar i Partisë së parë opozitare në Shqipëri, Berisha u zgjodh president në vitin 1992. Konsumoi këtë mandat 5-vjeçar dhe fitoi një mandat të dytë në vitit 1997. Por dha dorëheqjen pas gjashtë muajsh. Pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2005, ai u zgjodh kryeministër duke konsumuar një mandat të plotë deri në 28 qershor 2009, ditën kur fitoi përsëri zgjedhjet parlamentare, duke rifituar të drejtën për një mandat të dytë kryeministror. Nëse e konsumon këtë mandat të plotë, Berisha thyen rekordin e jetëgjatësisë si kryeminsër që mban Aleksandër Meksi me 5 vjet në detyrë. Berisha është
Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit
2001, kryetar i Partisë Republikane
2005-2008, Ministër i Mbrojtjes
2008, jep dorëheqjen dhe i hiqet imuniteti
2009, Ministër i Mjedisit
Kryetar i Partisë Republikane, aleate e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu në shumë situate ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ëfërt të kryeministër Berisha në opozitë dhe në qeverisje. Mediu është zgjedhur kryetar i partisë pas dorëheqjes së Sabri Godos. Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ishte ministër i Mbrojtjes. Ai dha dorëheqje nga ky post pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit. Madje një hetim i prokurorisë bëri që parlamenti të aprovonte heqjen e imunitetit. Por aktualisht çështja është e mbyllur dhe për momentin ai nuk ka probleme me drejtësinë. U zgjodh deputet në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Fatmir Mediu është 42 vjeç.
Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë
2005 Anëtar i Kryesisë së PD-së.
2004 Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
2003 Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë
2001 Sekretar i Përgjithshëm, dega PD-së, Tiranë
Ministër i Brendshëm 2006-2009
Grupi parlamentar: PD
Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Sekretar
Bujar Nishani mund të quhet një nga ministrat më të vlerësuar nga ana e kryeministrit Beisha. Lëvizja e tij drejt dikasterit të Drejtësisë shihet si një besim i gjerë që i jepet për të çuar përpara reformat në këtë sektor kaq jetik. Deputet për herë të parë në vititn 2005, ai fitoi garën me ministrin e Brendshëm të asaj ohe Igli Toska. Zgjidhet sërish deputet në zgejdhjet e 28 qershorit 2009. Bujar Nishani është 43 vjeç.
Ritvan Bode, Ministër i Financave
Ritvan Bode një nga figurat më përfaqësuese të Partisë Demokratrike, aktualisht mban postin e ministrit të Financave që nga viti 2005. Përveç kreut të financave, Bode është edhe sekretar i përgjithshëm i PD-së, post që e mban. Bode ka qenë ministër financash edhe në vitet 1996-1997 dhe më parë kësaj ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Ritvan Bode është 50 vjeç.
Ridvan Bode- Ministër i Financave
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së
Minister i Financave 1996-1997
Minister i Financave 2005-2009
1996-1997 Ministër i Financave
1996-1997 Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
1997-1999 Sekretar i Përgjithshem i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH
1999-2001 Sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH
2001-2005 ne vazhdim Sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH, Deputet në Kuvendin
Genc Ruli, Ministër i Bujqësisë
Genc Ruli ka shërbyer si ministër ekonomie nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ministër i Financave në qeverinë e parë demokratike, Ruli është një nga themeluesit e PD-së. Mosmarrëveshjet politike me lidershipin e larguan ata për njëfarë kohe nga PD deri në një rikthim në vititn 2005. Cilësohet si një nga ekonomistët më të vlerësuar në vend.
Një nga themeluesit e PD-së
Pedagog i Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës
1994-1996 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës
1992-1993 Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Qershor-Dhjetor 1991 Ministër i Financave, Qeveria e Stabiliteti.
Ministër i Ekonomisë 2005-2009
Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit
Majlinda Bregu cilësohet si një nga prurjet e reja në PD. Pjesëtare e KOP-it, ajo u mor nga universiteti i Tiranës ku jepte mësim në Fakultetin e Sociologjisë. Bregu ka qenë më herët edhe edhe gazetare në TVSH.
Deri në 2005 pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Sociale
2005, pjestare e KOP-it në Partinë Demokratike
2005-2009, ministre e Integrimit
Zëdhënëse e Qeverisë
Genc Pollo- Ministër Shteti
Ministër i Arsimit 2005- 2008
Zv/Kryeministër 2008-2009
Ilir Meta-Zv/Kryeminister, Minister i Jashtëm
Kryetar LSI
Kryeministër 1999-2002
Zv.Kryeministër & Ministër i Jashtëm 2003
Lulzim Basha-Ministër i Brendshëm
Minister i Transporteve 2005-2006
Ministër i Jashtëm 2006-2009
Arben Imami-Ministër i Mbrojtjes
Shef i Kabinetit të Kryeministrit 2005-2009
Dritan Prifti-Ministër i Ekonomisë
Nënkryetar LSI
Spiro Ksera- Ministër i Punës
Prefekt i Gjirokastres 2005-2009
Sokol Olldashi
Minister i Brendshëm 2005-2007
Ministër i Transporteve 2007-2009
Myqerem Tafaj- Ministër i Arsimit
Këshilltar i Kryeministrit 2005-2009
Ferdinand Xhaferri- Ministër i Kulturës
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, PD
Petrit Vasili- Minister i Shëndetësisë
Sekretar i Përgjithshëm LSI-së
...