E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Heqja e vizave, brenda vitit të parë të mandatit tim

Kryeministri Sali Berisha ka rikonfirmuar mbrëmë në intervistë

;n për Tv Klan se brenda vitit të tij të parë qeverisës, vendi do të përfundonte reformat që do të mundësonin lëvizjen e lirë për të gjitha vendet e hapësirës “Shengen”. Lulzim Basha vlerësohet si kapaciteti i duhur që do të kryejë lobingun për përshpejtimin e procesit, ndërkohë që kontribut do të japë edhe ministri i ri i Drejtësisë Bujar Nishani Shefi i ekzekutivit: Filozofia e formimit të këtij kabineti, merita profesionale dhe përvoja politike Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjatë emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, se filozofia e kabinetit të ri qeveritar është merita dhe kriteri politik. Kreu i qeverisë pranoi se për zgjedhjen e kabinetit, për të nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse kabineti i mëparshëm funksionoi në mënyrë optimale, ndërsa legjislatura e re parlamentare, ka në përbërje të saj, përfaqësues politik me integritet të pacënueshëm dhe tërësisht profesional. Ndërsa, theksoi kryeministri, vota e qytetarëve, vota e sovranit, diktoi lidhjen e një aleance ndërmjet të djathtës dhe të majtës, duke e cilësuar këtë si risinë e sistemit të ri zgjedhor. “Për zgjedhjen e kabinetit ka qenë një proces i vështirë për mua, sepse me një kabinet dhe ekip ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me një ekip, ne transformuam klimën për biznesin, bëmë revolucion fiskal, dyfishuam rrogat dhe pensionet, dyfishuam të ardhurat. Ai ekip ishte një ekip i suksesshëm. Në përzgjedhjen e këtij kabineti kam patur dhe një vështirësi tjetër. Më 28 qershor, unë kam realizuar një qëllim të madh të jetës sime. Kam patur një qëllim që parlamenti të ketë njerëz sa më të shquar dhe sot parlamentit shqiptar, falë sistemit të ri, ka personalitete nga të dyja krahët. Vendi ka patur nevojë për këtë frymë. Në të janë futur reformatorë të shkëlqyer që kanë dhënë kontribut të madh në këtë vend, në çdo pozicion që kanë qenë. Bazë ka qenë merita. Është bërë edhe një përzgjedhje bazuar në kriterin politik. Ata që janë larguar, kanë patur një integritet politik të pacënueshëm, por në gjithë këtë kompozim unë bëra këtë përzgjedhje që është ndër më të mirat”, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë evidentoi gjithashtu se nga ana tjetë qytetarët shqiptarë votuan, për një epokë të re në marrëdhëniet politike mes forcave politike, mes të majëts dhe të djathës, diktuan një koalicion. “Nuk i dhanë të gjitha votat të gjitha votat një koalicioni, për të qeverisur plotësisht, por i dhanë votat për një koalicion. Kjo përbën një risi të qartë. Mendoj se në rrafshin edhe politik, por dhe në rrafshin social, përbën një risi pozitive. Qytetarët, në një farë mënyrë i dhanë një përgjigje kampeve në këto zgjedhje. U thanë se nuk mund të qeverisni veçmas, por në një koalicion. Dhe kjo është një nga risitë e zgjedhjeve. Për shkak të këtij koalicioni, disa nga ministrat lëshojnë vendin anëtarëve të rinj të koalicionit. Disa nga anëtarët e koalicionit të mëparshëm, nuk hyjnë dot në qeveri, për shkak të proporcionalit, që i la jashtë”, deklaroi më tej Berisha. Kryeministri sqaron lëvizjet në qeveri - Nishani tek Drejtësia, për shkak të kufizimeve shëndetësore për të udhëtuar; Basha, potent në përfaqësimin e dikasterit të Ministrisë së Brendshme Kryeministri Sali Berisha sqaroi mbrëmë disa nga lëvizjet në qeverinë e re. I pyetur nga paneli i gazetarëve, për zhvendosjen e Bujar Nishanit tek Ministria e Drejtësisë, shefi i qeverisë deklaroi se ministri kishte kryer së fundmi një ndërhyrje kirurgjikale, e cila ia kufizonte minimalisht lëvizjen dhe udhëtimet jashtë vendit. Kryeministri Berisha u shpreh se Nishani mbetej një nga drejtuesit më të spikatur dhe njëri nga anëtarët më të shkëlqyer të kabinetit të tij qeveritar. “Jam i bindur se Nishani do t’i përgjigjet plotësisht kësaj detyre. Është një politikan me karrierë të gjatë në PD, me kontribute të veçanta. Mund të më shtronit pyetjen, pse u lëviz nga ministri i Brendshëm? Për shkak të një operacioni që nuk ka cënuar asgjë nga kapaciteti i tij mendor, atij i është kufizuar lëvizja. Ministri i Brendshëm ka shumë lëvizje jashtë shtetit. 80 % e problematikës kalon nga Ministria e Brendshme. Është e domosdoshme për një përfaqësim shumë efektiv në arenën ndërkombëtare. Kjo ishte arsyeja që bëri që z.Basha do t’i përgjigjej më së miri këtij dikasteri”, u shpreh Berisha. Pasaportat Biometrike - Vitin e parë të mandatit, qytetarët shqiptarë do të lëvizin të lirë në vendet e BE/6-mujorin e parë të vitit 2010, për qytetarët shqiptarë do të merret vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, në hapësirën evropiane. Këtë garanci ka dhënë kryeministri Sali Berisha, mbrëmë në emisionin “Opinion”. Duke iu referuar çështjes së lëvizjes së lirë, Berisha tha se pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike është kusht për ploësimin e këtij objektivi. Por, kreu i qeverisë, nuk mohoi ndërhyrjen me ligj, fillimisht ndaj përfaqësuesve të administratës, për pajisjen me pasaportat e reja. “Pasaportat janë bërë kusht. Ne po e ndjekim lëshimin e tyre. Në një moment të caktuar do të bëjmë edhe ndërhyrjen ligjore ndaj përfaqësuesve të administratës. Nuk mund të pengohemi nga pasaportat përderisa ato po i prodhojmë, do të ishte absurde të humbnim këtë rast në këto kushte. Shpresat janë të plota që në 2010-n qytetarët do të lëvizin të lirë. Pavarësisht nga komentet, unë jam i bindur se ky problem është në rrugë të mbarë”, u shpreh kryeministri. Duke iu referuar vendeve të rajonit, si Serbia dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, Berisha se ato kanë lëvizuar pa viza në BE edhe para viteve ‘90-të, atëherë kur shqiptarët ndesheshin me kufijtë e elektrifikuar. “Nuk mund të pretendohet që ndaj Serbisë të përdoret vetëm shkopi, integrimi i saj është në interes të rajonit dhe të atij vendi. Nuk shoh asnjë shqetësim. Nëse ne do t’i kishim plotësuar kushtet, do të thoja se jemi gati, por ne nuk iu kemi ende kushtet. Jugosllavët kanë lëvizuar pa viza edhe para viteve 90-të, ndërsa shqiptarët i kishin kufijtë të elektrifikuar”, shtoi Berisha. Konfirmon Berisha - Shqipëria nuk pati krizë, kaloi vetëm pasojat e saj Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se ekonomia shqiptare nuk u prek nga kriza e rëndë botërore që përjetuan një pjesë e vendeve me ekonomi të fuqishme. Sipas Berishës Shqipëria nuk pati rënie të të ardhurave, por rritje të tyre. “Nuk u prek nga kriza sistemi i fasonëve. Eksportet e tyre janë të njëjta. Banka e Shqipërisë informoi se investimet e huaja janë 59 % më të larta sesa i njëjti 6 mujor i vitit 2008. Por sigurisht që ka patur një rënie të eksporteve. Shqipëria nuk është një vend që pati krizë, pati vetëm pasoja të saj. Shqipëria pati një rritje të investimeve në rrugë. Lind pyetja: si ka mundësi që ne rezistuam? Unë mendoj se ka patur 2 faktorë: investimin e kemi 2 herë më të madh se vendet e rajonit, deri në 10% të GDP-së dhe një barrë fiskale më të ultat në botë. Pati një rënie në dogana që është planifikim jo i saktë, sepse të planifikosh kur nafta ishte 200$ toni, sot është 45$ dhe po kështu produkte të tjera, të cilat për shkak të rënies të çmimeve sollën rënie të të ardhurave”, u shpreh kryeministri Berisha. Kryeministri tha se ka patur rritje të mëdha të investimeve që bënë një rialokim të fondeve drejt investimeve, ndërsa ka një rritje të kursit të euros që ka thelluar borxhin në 1%. Sipas kryeministrit, forcimi i euros nuk funksionon mirë as për mbarë evropën, pasi i ndikon shumë në eksport. Berisha shtoi se Banka e Shqipërisë është në gjendje të plotë që të kontrollojë kursin. “Ky kurs ka dhënë disa gjera pozitive në Shqipëri dhe realja është se kanë dominuar vlerat pozitive”, tha Berisha. Defiçiti buxhetor do të jetë 4.2%, pas një ndërhyrje me privatizimet. Berisha tha se brenda 4 viteve deficiti buxhetor do të shkojë në 3%. Përsa i takon ekonomisë botërore,  Berisha tha se a një krizë botërore që për hir të së vërtetës po faktohet më pak e egër nga ç’parashikohej. Një pjesë e vendeve të BE dhe të botës, kanë dalë nga kriza. Të dhënat janë optimiste për SHBA. Ekonomia reale është shumë herë më e fuqishme se ekonomia bandare dhe post bankare. Brenda mandatit qeverisës përfundon “Boshti i Jugut” dhe aksi i ri rrugor Tiranë-Elbasan Kreu i qeverisë Sali Berisha u shpreh se mbetet i zotuar për mbajtjen e premtimeve elektorale. Berisha garantoi se është dhënë porosi për rrugën Tiranë –Elbasan, që të përfundojë brenda 3 viteve, ndërsa një tjetër projekt madhor, si Boshti i Jugut, përfundon brenda mandatit 4 vjeçar. “Mund t’ju garantoj se ka shanse se brenda vitit 2010 të përfundojë një segment që është gjysma e boshtit të jugut. Ky është një projekt tjetër shumë ambicioz. Unë pranoj edhe skepticizmin, por ky vit më ka bindur dhe në mënyrë më të vendosur për domosdoshmërinë jetike të tij. Ndryshimi më substancial për Shqipërinë në këto 4 vite, është turizmi. Në vitin 2004 kishin 210 mijë turistë, në 2009-n kemi 3 milionë. Ne kemi investuar në zonat turistike 760 milionë euro dhe brenda vitit 2010 do të asfaltohen të gjitha rrugët që shkojnë drejt detit. Saranda dhe Bregu janë pasuria më e madhe e vendit. Ajo rrugë nuk mund të themi se i shërben Sarandës, por bregut. Shkurtohet distanca me Sarandën në 100 km. Po ndërtohet rruga Kardhiq-Dlevinë që shkurton në 40 km. Ne zbresim në boshtin e jugut nga Papër në Berat. Brenda mandatit përfundon boshti i jugut”, garantoi kryeministri Berisha. Kryeministri shtoi se ka pasur shumë kundërshtime për këtë projekt, por kjo rrugë ndërtohet për turizmin në radhë të parë, por edhe për impaktin social, meqë janë 5 rrethe që afrohen me Tiranën.  “Jo ndërtimeve pa leje në bregun e jugut”/Kryeministri Berisha deklaroi se nuk do të tolerohen me asnjë kusht ndërtimet pa leje në bregun e jugut. Duke iu referuar deklaratës së tij, gjatë përurimit të disa vepra publike në jug të vendit, për shtim të hapësirave hotelerike, për plotësimin e kërkesave të turistëve, Berisha tha se kjo nuk është një thirrje për ndërtime masive në breg. “Kemi deklaruar ndërtim shtesash të shtëpive, jo ndërtime masive. Nuk do të tolerohen ndërtimet pa leje në bregun e jugut. Ka patur me qindra që kanë kaluar natën në vetura dhe ndaj jam shprehur që banorët e zonave të jugut t’u bëjnë shtesa shtëpive të tyre, në mënyrë që plotësojnë kërkesat e pushuesve”, tha kreu i qeverisë. Berisha shtoi se së shpejti fillojnë nga puna ndërtimi i resorteve dhe fshatrave turistike në bregun e jugut.    Fokus-fokus-fokus Emrat, jo surprizë, jam konsultuar me kryesinë e vogël të PD “Emrat nuk kanë qenë surprizë, sepse jam konsultuar me të gjithë në PD. Është bërë studim, ristudim, shqyrtim, rishqyrtim. Ramë dakord që në fillim që qeveria të vazhdojë punën. Nëse ne do të nxirrnim emra në tregun mediatik, do të demoralizohej administrata. Çdo deputet ka të drejtë të mendojë se mund të bëhet ministër”.   Akuzat për Metën - Berisha: “Ne respektojmë marrëveshjen, nuk kthehemi pas në kohë” “Ilir Meta ka disa vite me partinë e tij në opozitë. U ka rezistuar presioneve më shumë se çdo forcë tjetër politike. Ajo është një forcë politike e konsoliduar. Marrëveshja politike është marrëveshje politike. Përderisa ke një marrëveshje, do ta respektosh atë. Nuk mund t’u them shqiptarëve se për shkak të 2001-shit, nuk bëj koalicion me Metën dhe do shkojmë në zgjedhje. Ne respektojmë marrëveshjen tonë për koalicionin” Kabineti i ri nuk është zgjeruar, i jam imponuar koalicionit “Nëse do t’i kisha si PD votat, do të zbrisja një kabinet. Tani kam një koalicion. Nuk kam shtuar asgjë. Posti i ministrit të Jashtëm dhe ai i zv/kryeministrit janë trupëzuar dhe drejtohen nga një person tani. Ndërkohë që zv/kryeministri që kam pasur, z.Pollo, ka patur një ngarkesë shumë të madhe për reformat në vend; si reforma për gjendjen civile, titujt e pronësisë, IT-në, etj. Z.Pollo do të ketë detyrë të lidhë qeverinë me parlamentin dhe të bashkërendojë përpjekjet për reformat pranë Këshillit të Ministrave. Kemi qenë 16 dhe jemi 16”. Për Fatmir Mediun - Respektova marrëveshjen paraelektorale me PR-në “Me PR-në kemi një marrëveshje paralekektorale, për fushatë të përbashkët dhe për qeverisje të përbashkët. Ajo u mandatua, mori 32 mijë vota, futi Mediun në parlament dhe votat e tjera janë kontribute për të djathtën. Është e detyrueshme mbi bazën e marrëveshjes dhe të moralit, duhej shqyrtuar. Nuk jam dhe nuk do të isha unë që do të përcaktoja kandidatin e PR-së, apo edhe të çdo partie tjetër. Në të kundërt është diktat. Mediu ka një diosje në gjykatë. Akuza e parë e bërë për korrupsion, u rrëzua vetë nga ata që e formuluan. Çfarë duhet të them? Duhet ë shtoj se qebveria ime do të bashkëpunojë me orghanet e drejtësinë. Në kabinetin tim nuk do të ketë imunitet.  Unë e kam shprehur se do të pranoja kandidaturën e PR-së. Por, më duhej të kisha kujdes, se në një mënyrë apo tjetër mund të diktoja atë parti. Më mirë gris marrëveshjen se sa të diktoj se kë do më sjellë në qeveri. Ata janë aleatë të PD-së që nga themelimi”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›