Nihilizmi opozitar - Edvini i kundërvihet me anë të Ditziut qeverisë “Berisha 2”
Edhe Ditzi Bushati, të njëjtat receta si të Edi Ramës Edvinit ngarkon Ditziun të shfryjë vrerin e humbjes së zgjedhjeve mbi komisionerët socialistë. I njohur si një nga më të besueshmit e qarqeve anale të politikës së Edi Ramës, Ditzi Bushati ka dalë sot para kamerave me gjithë cinizmin e nomenklaturës, duke artikuluar fraza paragjykuese ndaj ministrave të qeverisë së re TIRANE – Ditzi Bushati, një nga deputetët e PS-së, u shfaq dje në media, për të kritikuar publikimin e emrave të qeverisë së re “Berisha 2”. Me një fjalor anormal dhe me argumente eunuke, Ditziu, sulmoi kabinetin e ri qeveritar dhe e konsideroi atë ilegjitim, citim ky që bie ndesh me vullnetin e shqiptarëve, të sovranit, të cilët i besuan edhe për katër vite të tjera kryeministrit Berisha. Por, Ditzi Bushati, një nga njerëzit më të afërt të klikës “ramiziste”, lexon mbrapsht çdo sukses të kësaj qeverie, çdo zotim për të qenë e hapur përballë akuzave dhe organeve të drejtësisë, por më kot, sepse asnjë akuzë e mbrapshtë nuk e ka dëmtuar efektshmërinë e kësaj qeverie, porsa kohë po qeveriset “me duar të pastra”. Ditziu akuzoi kryeministrin se dezinformoi opinionin publik, në lidhje me kërkesat e opozitës, për marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin. PS, nën diktatin e Ramës dhe për hir të interesave të tij personale, vendosi bojkotim të punimeve të kuvendit, sa të zgjidhë punët në parti. “Në të njëjtën kohë ai dezinformoi opinionin publik në lidhje me kërkesat legjitime të opozitës që kushtëzojnë marrëdhëniet tonë me Kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet e dala prej tij. Qeveria nuk mund të vazhdojë të fshihet më kokëfortësi pas gjoja procedurave ligjore dhe parimit të ndarjes së pushtetit për mos hapjen e kutive të dyshuara të 28 qershorit, pasi opozita nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë, por respektimin e një detyrimi kushtetues, ligjor e moral që qëndron në themel të sistemit të demokracisë dhe lirisë që është: transparenca e plotë për votën e sovranit”, tha ai. Gjithashtu, Ditzi Bushati, sikurse edhe eprori i tij, akuzoi për krim elektoral të 28 qershorit, duke shprehur edhe njëherë të gjithë vrerin pushtetar mbi komisionerët socialistë. “Qeveria nuk mund të garantojë luftë kundër krimit të organizuar për sa kohë bashkëpunoi me krimin në zgjedhjet e 28 qershorit”, tha Ditziu, duke e lënë akuzën në qarqet e mos besimit dhe thjesht si një tymnajë e rrallës, për hir të plotësimit të kënaqësive politike të Edvinit.
...