E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditziu i Edvinit u caktua sot të hedhë baltë ndaj kabinetit të ri qeveritar


Partia Socialiste ka konsideruar sot se Shqipëria një vend që sapo ka hyrë në NATO dhe që aspiron për në BE , nuk mund të prodhojë një qeveri ilegjitime të dalë nga zgjedhjet e deformuara të 28 qershorit. Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati tha gjatë një konference për shtyp se “kjo qeveri është rrjedhojë e një deformimi elektoral dhe jo e denjë për një vend anëtar të NATO-s”. Ai shtoi se “kjo qeveri nuk mund të garantojë luftë kundër krimit të organizuar , kur nuk pranon hetimin e të vërtetës në lidhje me përdorimin e të dënuarve në shërbim të fushatës zgjedhore. Sot, opozita është më e vendosur se kurrë në mbrojtje të lirisë së votës së cënuar dhe do të luftojë me çdo mjet demokratik në mbrojtje të saj. “, theksoi Bushati.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›