E Diel, 1 Nëntor 2026

PE miraton marrëveshjen me SHBA-në për të dhënat e udhëtarëve

Parlamenti Europian miratoi marrëveshjen e diskutueshme me SHBA mbi transferimin e të dhënave të udhëtarëve. Kjo marrëveshje ka shkaktuar debate të shumta.

Deri në momentin e fundit, kundërshtarët e marrëveshjes kishin bërë ende përpjekje për të bindur kolegët e tyre në Parlamentin e Bashkimit Europian se kalimi i të dhënave të shumta dhe të pakontrolluara të udhëtarëve të aeroplanëve Departamentit të Sigurisë Kombëtare amerikane, përbënte për Ministritë e Brendshme një shkelje masive të mbrojtjes së të dhënave.

Por me votimin e shumicës, deputetët e PE nën trysninë e SHBA-së, premtojnë përmes të dhënave të udhëtarëve një lehtësim të luftës kundër terrorizmit.

Kritikët e marrëveshjes shprehen të zhgënjyer si deputeti i të Gjelbërve, Jan Albrecht: “Sipas mendimit tim ky është një hap prapa në aspektin e së drejtës ligjore dhe të drejtave civile“.

Nga çdo udhëtarë i BE-së që udhëton për në SHBA do të jepen një sërë të dhënash, ndër to emri, adresa, mënyra e pagesës dhe numri i çdo xhirollogarie. Edhe nëse dikush fluturon shpesh do të regjistrohen vendi i rezervuar apo sasia e bagazhit, si dhe ndonjë kërkesë e veçantë për ushqim në bord.

Të dhënat duhet të ruhen nga pala europiane pesë vjet, por do të jenë me emra anonimë pas gjashtë muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›