E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbetet enigmë vdekja e biznesmenit britanik në Kinë

Hije misteri kanë rënë mbi vdekjen e një biznesmeni britanik në Kinë, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe një figurë e njohur e politikës kineze.

Një gazetar kinez ka deklaruar për BBC se biznesmeni Neil Heywood është vrarë në Chongking, nëntorin e kaluar dhe se policia kineze, në dijeni të ngjarjes, është përpjekur ta mbulojë atë.

Policia kineze ra në panik kur zbuloi se çështja mund të jetë e lidhur me politikanin e njohur, Bo Xilai dhe bashkëshorten e tij Gu Kailai.

Këtë muaj, autoritetet kineze premtuan një hetim të ngjarjes dhe nxorën zonjën Gu si të dyshuar. Bo Xilai është shkarkuar nga detyra, si pasojë e skandalit më të madh politik të regjistruar në dekadat e fundit në Kinë.

Biznesmeni 41-vjeçar britanik u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli në Chongking, më 15 nëntor. Policia deklaroi atëherë se ai kishte vdekur si pasojë e konsumimit të tepruar të alkoolit.

Por agjentët që mbërritën në vendin e ngjarjes e dinin që ai ishte vrarë dhe u shqetësuan kur zbuluan se çështja ishte e lidhur me Bo Xilai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›