E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donin të nxirrnin pasaporta biometrike false, arrestohet grupi

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohen për presion ndaj zyrtarëve shtetërorë, me qëllim falsifikimin e pasaportave biometrike. Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Kalimi” janë: Tefik Shehu, 22 vjeç, banues në Durrës, Ismet Rrahmani 31 vjeç, banues në Pejë të Kosovës dhe Genc Kodra 26 vjeç, banues në Durrës. Procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar ndaj dy të rinjve me inicialet D.Sh., 19 vjeç dhe O.D., 19 vjeç. Policia e Durrësit njoftoi se i ka arrestuar tre personat me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet të kenë ushtruar ndikim të paligjshëm pranë punonjësve të strukturave të aplikimit e pajisjes me pasaportë dhe me anë të presionit tentonin të nxirrnin pasaporta biometrike false. Sipas hetimeve, qëllimi ka qenë pajisja me pasaporta biometrike e shtetasve kosovarë. Policia ka sekuestruar dhe 1200 euro, një automjet tip BMV me targa CN 740 FZ dhe 4 aparate telefonikë celularë. Por dy 19-vjeçarët e arrestuar, veç presionit ndaj zyrtarëve akuzohen edhe për “falsifikim të monedhave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›