Arrestohen dy vëllezërit, vranë një 30-vjeçar në Greqi
Dy vëllezër korçarë kanë përfunduar në prangat e policisë, të akuzuar për vrasje me paramendim gjatë kohës që ndodheshin në Greqi. Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë se Taip Ramo 23 vjeç dhe Aurel Ramo 22 vjeç, nga fshati Mbroje, janë arrestuar pasi Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurimit “arrest me burg”, si të dyshuar për veprën penale “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”. Dyshohet se dy vëllezërit kanë vrarë 30-vjeçarin Erzen Met’hasa nga Peqini rreth një vit më parë, në fshatin Eani në Kozanë të Greqisë, gjatë një grindjeje për motive të dobëta midis dy grupesh me të rinj shqiptarë. Mësohet se në këtë grindje kanë qenë të përfshirë edhe dy vëllezërit e sipërpërmendur, të cilët sipas policisë kanë qenë edhe autorët që kanë vrarë me thikë 30-vjeçarin Met’hasa.