Kaçin sqaron: S`ka marrëveshje mes meje e Daçiç

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka thënë se mediat serbe e kanë keqinterpretuar çështjen për marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.
Ai ka thënë se ka diskutuar me zyrtarët serbë se cili është qëndrimi i tyre lidhur me këtë.
“Është një pyetje që do përgjigje vetëm nga përfaqësuesit serbë. Ata kanë arritur marrëveshje në dialogun me Prishtinën për mënyrën e prezantimit.Unë sidoqoftë, do u jepja mundësinë përfaqësuesve serbë të sqarohen lidhur me këtë”, ka thënë Kacin, raporton Tanjug.
Ai ka thënë se deklarata e tij ka qenë shumë e qartë por mediat serbe nuk e kanë interpretuar mirë atë.
“Unë kam thënë se marrëveshja është arritur për metodën e përfaqësimit. Sidoqoftë, mediat në Serbi e kanë interpretuar këtë deklaratë në mënyrë të ndryshme duke shkuar edhe në atë se sikur është një marrëveshje mes meje dhe Daçiqit. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Kacin.
Ai ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Serbisë të marrë pjesë në takimet rajonale.