Mosmarreveshje mes anetareve te OKB-se per situaten ne Siri
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar dhe njëherë alarmin për refugjatët sirianë. Rreth 230 mijë sirianë janë pritur nga vendet fqinjë sidomos në Turqi dhe Jordani. Për mbrojtjen e civilëve do të ishte e nevojshme krijimi i zonave neutrale, që janë të vështira për tu realizuar. Franca dhe Britania e Madhe nga ana e tyre nuk kanë përjashtuar idenë e ndërhyrjes ushtarake në vend. “Ne dënojmë ashpërsisht lajmet shqetësuese sipas të cilave furnizimet me ilaçe, dhe personeli humanitar në qendrat e asistencës në Siri po sulmohen vazhdimisht dhe në mënyrë të qëllimshme, ka deklaruar ministri i jashtëm britanik Uilliam Hag. “Urojmë që qeveria siriane të marrë të qartë mesazhin e Këshillit të sigurisë dhe të nderojë detyrimet e saj humanitare. Eshtë pikërisht cështja e ndërhyrjes nga jashtë që ka paralizuar kombet e bashkuara, me kundërshtimin e Rusisë dhe të Kinës, të cilat kanë munguar në mbledhjen e fundit si shumë nga vendet e tjera anëtare. Për sa kohë më shumë, ka ndërhyrë ministri i jashtëm turk Davutoglu, do të vazhdojmë të qëndrijmë pa bërë asgjë duke parë se si nëj brez i tërë po shfaroset nga bombardimet në masë si në Azaz dhe Aleppo. Aktivistët sirianë ndërkohë flasin për luftime të ashpra që ende vazhdojnë në Alepo dhe luftime në të gjithë vendin, me viktima të tjera që i shtohen bilancit të 20 mijë të vdekurve që nga fillimi i revoltës, një vit e gjysëm më parë.