Mit Romni sfidon Obamen

Mit Romni në ditën e fundit të konventës republikane pasi ka pranuar kandidaturën zyrtare për garën presidenciale, ka bërë thirrje që të rifitohet Amerika e premtuar. Ai premtim që është tradhtuar nga presidenti aktual Barak Obama, është shprehur ai dhe që është i gatshëm të sfidojë në votimet e 6 nëntorit. “Ka ardhur momenti për të kthyer një faqe të re dhe të lëmë pas krahëve dështimet e katër viteve, të lëmë mënjanë përçarjet dhe të harrojnë atë që mund të ishte, por të shohim atë që mund të jetë. Obama dëshironte të shpëtonte planetin, ka thënë Romni, ndërsa ai vetë është përqendruar tek familja dhe te shpresa. Ekonomia e Obamës ka shtypur klasën e mesme. Të ardhurat mesatare për familje janë pakësuar me 4 mijë dollarë. Por çmimet e shërbimeve shëndetësore, të ushqimeve, të faturave dhe të benzinës, janë më të larta, madje janë dyfishuar. Tani ka më shumë amerikanë të varfër se sa në të kaluarën. Një në gjashtë amerikanë jeton në varfëri. Hidhni sytë rrotull, ata nuk janë të huaj, janë vëllezërit dhe motrat tona, kolegët tanë amerikanë. Politikat e Obamës nuk kanë krijuar vende pune, përkundrazi. Ish guvernatori i Masacusets ka premtuar punësim dhe barazi. Ndërkohë sondazhet më të fundit tregojnë se ai ka mbështetjen e më pak se 1 të tretën e hispanikëve dhe praktikisht nuk ka votën e asnjë afro amerikani. Minoritete këto që Romni duhet patjetër t’i bëjë për vete.