Kadare: Shqiptarët po mësohen me të keqen
20/01/2005 Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, në një intervistë për Doiçe Vele, është shprehur se Shqipëria dhe Kosova duhet të kalojnë provën e madhe që kanë në vitin 2005. Ai thekson se nuk duhet lejuar bërja e gabimeve në këtë moment. Ndërsa është shprehur se ka mafiozë shqiptarë, që nuk dëshirojnë afrimin me BE. Në këtë rast, ai ka përmendur fjalën e urtë "mafiozët nuk kanë atdhe". Kadare thekson se kjo është një fitore e së keqes, ku e keqja humbet çdo alarm kundër saj, çdo kushtrim kundër saj. "Në regjimin totalitar, ishte bërë hipokrizia e tillë, e banalizuar. Të gjithë e dinin që gënjehej nga mëngjesi në darkë, shtypi, politikanët dhe vetë populli i përgjigjej gënjeshtrës me një gënjeshtër. Por kjo ishte një lodër që e krijon çdo diktaturë", thekson shkrimtari i njohur.
Zoti Kadare, si e vlerësoni ju përgjegjësinë e shqiptarëve që, shanset që i ofron viti 2005 të kurorëzohen me sukses? (zgjedhjet në Shqipëri dhe statusi final i Kosovës)?
Për gjithë këtë zonë shqiptare, për të dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën, viti është vendimtar. Se sa janë të ndërgjegjshëm shqiptarët, unë mendoj se një pjesë e tyre është e ndërgjegjshme, por një pjesë nuk është, si në Shqipëri si në Kosovë. Ky është një vit që as në Shqipëri, as në Kosovë nuk lejohet që të bëjnë gabime, nuk duhet të lejojnë veten të bëjnë gabime. Gabimi është si të thuash një luks i tepërt dhe është i pafalshëm në të dy rastet, por ka një pjesë të shqiptarëve që e kuptojnë lehtësisht, e kuptojnë gabim ose nuk e kuptojnë fare, dhe kjo është e vërtetë dhe ajo pjesa tjetër e shëndoshë që e kupton duhet të bëjë gjithçka që ta detyrojë edhe pjesën tjetër për ta bërë të ndërgjegjshme.
Natyrisht që populli shqiptar nuk është popull i humbur në këtë botë. Është një popull që ka një gjendje historike, gjeografike, reale, politike të sotme, është më i rëndësishëm se çka qenë gjithmonë, por padyshim ky popull do ta gjejë këtë gjë. Unë kam besim, nuk jam pesimist. Në një vend, besimi duhet të jetë gjëja e fundit që duhet të humbasi. Në fund të fundit, humbja e besimit shpeshherë është si një armë për ta thyer një popull, për ta ulur në gjunjë. Pra, si në Shqipëri, si në Kosovë nuk duhet të humbasi besimi, nuk duhet të këndohet kënga e kukuvajkës. Unë vetë kam një intuitë, një mbindjesi që populli shqiptar do ta kalojë provën.
E keni fjalën vetëm te populli, apo këtu bëjnë pjesë edhe politikanët, qofshin këta të rinj ose edhe të vjetër?
Fjalën popull ndonjëherë e përdorim më shumë dhe është një fjalë ndoshta shpeshherë abuzive sigurisht. Populli i ka të gjitha, ka të mirat, ka dhe të këqijat. Ndonjëherë populli mendohet si diçka tepër rozë, tepër ideale, tepër e mirë, po se nga del gjithë kjo e keqe në një vend, nuk mendohet se del po nga populli. Prandaj edhe unë e përdora fjalën popull në kuptimin e një ndërthurje faktorësh, ndërthurje njerëzish, komunitetesh njerëzore me shpresën se do të fitojë ajo që ka një kah më pozitiv. Po në popull bëjnë pjesë edhe politikanët dhe kur politikanët, të cilët me të drejtë kritikohen në Shqipëri, nga mëngjesi në darkë, bëjnë pjesë në atë pjesën jo më të shëndoshë, të popullit. Ky është për fat të keq realiteti, sepse ata duhet të ishin përgjithësisht në anën më të emancipuar të tillë. Nuk janë politikanët shqiptarë të tillë për fat të keq.
Viteve të fundit, në Shqipëri është vënë re një fenomen: njerëzit dhe institucionet janë bërë indiferentë ndaj akuzave nga më të paskrupullta ndaj politikanëve, duke filluar me kryeministër, lider, deputetë, ministra e me radhë. Si e shpjegoni ju këtë?
Një nga humbjet më të mëdha që ka pësuar Shqipëria është pikërisht banalizimi i së keqes, dmth., është bërë e keqja banale e tillë që publiku të mësohet me të. Kjo është një fitore e së keqes, ku e keqja humbet çdo alarm kundër saj, çdo kushtrim kundër saj. Në regjimin totalitar ishte bërë hipokrizia e tillë, e banalizuar. Të gjithë e dinin që gënjehej nga mëngjesi në darkë, shtypi, politikanët dhe vetë populli i përgjigjej gënjeshtrës me një gënjeshtër. Por kjo ishte një lodër që e krijon çdo diktaturë. Për fat të keq sistemi demokratik ka lodrat e veta dhe në këtë rast banalizimi i së keqes, kthimi i saj në një normë që ne mund të jetojmë me të, është një nga humbjet më të mëdha për një popull. Dhe kjo gjendje ka ardhur në pikën zero, ku gjithkush duhet të ringrihet. Nuk është e vërtetë se koha jonë moderne mund të jetojë pa moral, sepse ka të tilla teza, propagandë jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë që, moraliteti në politikë kërkohet të diskretitohet, si demode që lidhet me fenë. Pra, ky banalitet i së keqes lidhet me idenë që mund të jetojmë pa moral dhe kjo është e rrezikshme. Le të shpresojmë që të bëjmë diçka, ta kalojmë sa më shpejt këtë fazë, sepse kjo ka lidhje edhe me korrupsionin. Korrupsioni është një e keqe që rrezikon sigurinë e vendit.
Zoti Kadare, a mendoni atëherë se vetë populli e ka sjellë këtë situatë aktuale?
Ka shumë faktorë që i krijojnë, ato përgatiten disa herë dalëngadalë, janë shuma e një sërë rrënjesh morale. Në Shqipëri, për fat të keq, ka një mungesë ndërgjegjësimi, biles edhe në Kosovë. Për shembull nuk shikohen shpeshherë ato që janë kryesore. Ka gjithmonë një çoroditje të organizuar të mendimit, gati-gati të planifikuara në të dy këto vende si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Për Kosovën, do të thoja se vihet re kohët e fundit një përpjekje për ta ftohur atë me botën Perëndimore, ka njerëz të interesuar për këtë gjë, ka rrethe të interesuara.
Brenda në Kosovë apo?
Brenda dhe jashtë, ato janë të lidhura. Sigurisht është e interesuar politika bazë e Serbisë që Kosova të ftohet, ta humbasi atë shans që ka pasur dhe shansi i saj i madh ishte simpatia e Perëndimit dhe jo vetëm të humbasë simpatinë, por të humbasi edhe lidhjet dhe mundësiht të kthehen në armiqësi dhe Serbia me njerëzit e saj në Kosovë vepron. Kush janë njerëzit e saj? Janë (më lejoni të përdor frazën) shqiptarë të lënë nga mendja ose shqiptarë të shitur. Këta bëjnë pjesë në opinionin publik, në politikë, bëjnë pjesë kryesisht në mafien e Kosovës. Marksi ka thënë një frazë që është bërë famëkeqe: "Komunistët nuk kanë atdhe". Sot është koha për të thënë që mafiozët nuk kanë atdhe. Mafiozët serbë, malazezë, shqiptarë bashkëpunojnë, pa çarë kokën fare. Janë "modern" nga kjo anë. Mund të mburren, duke u hequr si modern. Pra, mafiozët s'kanë atdhe dhe këta mafiozë, përderisa parapëlqejnë këtë bashkëpunim që të kujton pushtimin, sigurisht që ata janë të interesuar që në Kosovë të mos vijë Evropa, të mos vijë Perëndimi. E njëjta gjë për Shqipërinë. Absolutisht. Në Shqipëri ka vetëm një ndryshim. Janë enveristët e vjetër, komunistët e betuar, të cilët në bazë të ideologjisë së tyre, psikikës së tyre, gati gjenetike që kanë, është urrejtja për Perëndimin. Dhe ata vazhdojnë, ëndërrojnë që ta armiqësojnë Shqipërinë me Perëndimin, sikurse ëndërojnë në Kosovë serbët bashkë me shqiptarët e shitur dhe mafiozët.
Edhe në Shqipëri, mafiozët nuk duan që të ketë Perëndim. Ata s'e thonë hapur, asnjë nuk thotë në Shqipëri hapur, armiqësinë ndaj Amerikës dhe Evropës, sepse kjo do t'i çonte në katastrofë, qoftë politikanët, qoftë mafiozët, biznesmenët që janë të lidhur me krimin e organizuar, por janë shumë të interesuar objektivisht që Evropa mos të vijë në Shqipëri dhe ata do të bëjnë çmos ta pengojnë këtë gjë. Dhe për këtë populli shqiptar do të jetë i ndërgjegjshëm, duhet të jetë syçelët qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë.