Nano: Në 2014, Shqipëria në BE
20/01/2005 Viti 2014, është përcaktuar nga Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, si viti afati kur vendi ynë do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Proceset integruese, në të cilat janë futur vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria, janë cilësuar nga kreu i ekzekutivit shqiptar si hapa optimiste. Gjatë konferencës "Të bëjmë Evropën së bashku me Ballkanin” zhvilluar në Francë, Nano është shprehur se, "optimizmi i vullnetit tonë të përbashkët politik e njerëzor, më shtyn të shprehem se 25-vjetori i shëmbjes së Murit të Berlinit ka për të na gjetur të gjithë tok në Evropën e madhe". Fajin për vonesat në porceset e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në strukturat e BE-së, Kryeministri Nano ja ka adresuar problemeve dhe konfliketet e përgjakëshme, që kanë shoqëruar popujt e Evropës Juglindore.
Shegeni
Kryeministri i Shqipërisë ka këmbëngulur se "aplikimin e marrëveshjeve të ashtuquajtura "Shengeni Ballkanik" do të kapërcente pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve". Në këtë kuadër, ai ka vlerësuar se nënshkrimi i marrëveshjeve të lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, është pasuar me rritje ekonomike dhe me një stabilitet. Por ai tha se "popujt e Ballkanit, pavarësisht nga përkatësitë etnike, religjioze, gjuhës, kulturës e folklorit dhe gjithçkaje tjetër, kanë të drejtën e shenjtë të jenë të lumtur. Po kjo gjë ka për t'u arritur përfundimisht atëherë kur këto vende të kenë përvetësuar të gjitha mësimet e së kaluarës, ashtu siç vepruan popujt e Evropës, menjëherë pas konfliktit të dytë botëror". Në këtë mënyrë Nano vlerëson se në rajonin e Ballkanit duhet të mbizotërojë bashkëpunimi reciprok.
Analiza
"Popujt e Ballkanit e dinë se cili është çmimi që të gjithë bashkë kemi paguar dhjetëvjeçarin e fundit, konflikte të përgjakshme ndëretnike, intolerancë besimesh, kufij të paqëndrueshëm, stanjacion ekonomik e social, mungesë investimesh të huaja dhe, ç'është më e keqja, një vendqëndrim dhe humbje kohë të çmuar në proceset integruese euroatlantike", theksoi Nano. Një nga angazhimet, që vendet e Ballkanit kanë ndërmarrë mes tyre për të përshpejtuar proceset e integrimit në bashkësinë evropiane, është bashkëpunimi rajonal. Nano ka përforcuar idenë se integrimi në BE do të jetë efektiv sipas shembullit që po japin Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia për anëtarësim në NATO, ku formula e Kartës së Adriatikut në këtë drejtim është model i përsosur i bashkëjetesës. Gjithashtu, Kryeministri Nano tha se integrimi i rajonit të Ballkanit në BE është një nga prioritetet e punës së qeverisë shqiptare.
Ballkani
Kreu i ekzekutivit shqiptar gjatë takimeve në Francë nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe çështjen e Kosovës. Sipas tij, "Kosova është pjesë e proceseve integrues. Plotësimi i standardeve para statusit është formula që i hap rrugën asaj dhe gjithë qytetarëve të atij vendi pa dallim etnik e fetar, drejt terminalit të fundëm, në Bruksel".