Ndalet “sherri” britanik
20/01/2005
Kanë qenë vetëm forcat e policisë, të cilat mund të ndërhynin për t’i dhënë fund një herë e mirë polemikave, që kanë lindur prej kohësh në Premier Ligë. Bëhet fjalë për dy trajnerët e njohur të Mançester Junajtid, Sir Aleks Ferguson dhe Arsenalit Arsen Venger. Pritet që djajtë e kuq dhe topçinjtë e Londrës do të ndeshen përballë tyre në datën 1 shkurt. Nga ana tjetër, ka qenë Berri Norman komandanti i zyrës qendrore të policisë, i cili ka bërë thirrje, që të dyja palët të ruajnë qetësinë gjatë zhvillimit të këtij takimi. “Çdo aktivitet gjatë zhvillimit të ndeshjes, i cili rrit intensitetin dhe armiqësinë midis tifozëve, atëherë gjithçka do të pezullohet”-ka thënë Norman. Po ashtu edhe Shoqata e Trajnerëve të Ligës, iu kanë bërë një thirrje të dy trajnerëve për t’i ulur gjakrat, duke ruajtur qetësinë. Kjo lloj armiqësie midis dy skuadrave dhe sidomos trajnerëve të tyre, ka ardhur si rezultat i incidentit të ndodhur në takimin e zhvilluar, në muajin tetor. Sir Aleks, pretendon se është gjuajtur me pica në fytyrë nga disa prej lojtarëve të Arsenalit. Vetë Norman, meqenëse do të jetë përgjegjës për takimin e zhvilluar në “Hajbëri Park”, ka dhënë më shumë shpjegime lidhur me sanksionet, që do të merren në rast dhune. “Nëse do të ketë rivalitet intensiv midis tifozëve të të dyja palëve, atëherë mendoj se nuk do të kishte më nevojë për të vazhduar takimin rregullisht, ka thënë komandanti Norman. Ndryshimi në krahasim me ndeshje në Mançester është shumë i thjeshtë, sepse kësaj radhe zemërimi dhe nervozizmi mund të transmetohet, tek gjithë turma e tifozëve. Njerëzit në të tilla raste mund të acarohen më lehtësisht dhe agresiviteti midis tifozëve do të jetë i menjëhershëm, kundrejt njëri-tjetrit. Ne nuk duhet të lejojmë kurrësesi, që kaosi në këto raste të na përfshijë të gjithëve dhe më pas të qëndrojmë duarkryq”. Për fat të keq si Arsenali edhe Mançester Junajtid, kanë refuzuar planin e Federatës Angleze të ideuar prej presidentit Geof Tompson, i cili kërkonte që të organizonte një Samit pajtimi me të dyja klubet. Zv/presidenti i Arsenalit Dejvid Dein, si dhe shefi ekzekutiv i Mançester Junajtid, Dejvid Geil, duket se kanë qenë dakord për të nisur bisedimet, për t’i dhënë fund kësaj armiqësie të kotë. Megjithatë ata të dy nuk janë treguar aspak të gatshëm, për t’i kushtuar më shumë vëmendje se ç’duhet një situate të tillë. Pritet që në sfidën e “Hajbëri Park” do të jenë rreth 180 forca policore, të cilët do të përbëjnë një numër dy herë më të madh se zakonisht. Kjo ndeshje cilësohet, si një nga tre ndeshjet me rrezikshmëri më të lartë në Premier Ligë, por nuk mbetet prapa as derbi londinez midis Totenhemit e Çelsit.