E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot tre kandidaturat e presidentit të republikës, për në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Ligjeve kalon tre kandidaturat e dekretuara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas një seance që u zhvillua pa praninë e opozitës, kandidatët u pyetën rreth cështjeve të karakterit politik. Altina Xhoxha, Bashkim Dede dhe Vangjel Kosta ishin të pranishëm sot në seancën dëgjimore ku iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve të mazhorancës në komision. Ata folën për korrupsionin në sistemin e drejtësisë, ndërsa i faturuan organit të prokurorisë përgjegjësinë për hetimin e rasteve të abuzimit. “Ka korrupsion, sic ka në mjekësi ka në drejtësi, ashtu edhe në fusha të tjera. Duke qenë se është vepër penale është detyra e organeve të hetimit dhe prokurorisë t’I zbulojë këto raste korruptive dhe t’I sjellë në gjykatë” tha Xhoxhaj. “Në perceptimin tim asnjëherë Këshilli i Lartë të Drejtësisë nuk është bërë pengesë për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve dhe fillimin e procedimit të tyre, të paktën nga viti 1993 e këtej që prej unë punoj në gjyqësor. çdo kërkesë e prokurorisë që është kërkuar për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve nuk është refuzuar asnjëherë, por është puna e organeve investigative” tha Dedja. “Organi i prokurorisë ka se cfarë të kërkojë nga vetja për këtë dështim të saj. Unë besoj që prokuroria duhet ta konsiderojë veten jo të suksesshme në këtë fushë” tha Kosta. Të enjten parlamenti do të votojë për tre juristët e emëruar nga Topi dhe që morën ‘ok’ e Komisionit të Ligjeve, Vangjel Kosta, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›