E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse Hezbollahu ende është i armatosur dhe i rrezikshëm?

çarmatimi i Hezbollahut është një propozim i vlefshëm dhe zbatimi i saj është po kaq me vlerë. Administrata e Obamës duhet të marrë parasysh hezitimin e tij për t’u bërë njësh me përpjekjet angleze dhe të pezullojë dekretin lidhur me kontaktin zyrtar me Hezbollahun. Muajin e kaluar, raportet e shtypit dhe qeveria izraelite deklaruan që Siria mund të ketë transferuar raketa për Hezbollahun.
Zonat elektorale – që radhiten nga lideri suprem i Iranit tek aleatët libanezë kristianë të Hezbollahut – nganjëherë kanë interesa konkurruese, por afrohen në një pikë: Hezbollahu nuk ka për t’u çarmatosur shpejt.
Kjo, sepse Hezbolahu po luan një rol destabilizues në Liban.
Për pasojë, kur grupi që merr pjesë në politikat e Libanit, freskon platformën e vet ose zhvillon diskutimet me partitë e tjera, disa analistë e interpretojnë këtë sjellje, si dëshmi që Hezbollahu po bëhet një aktor politik.
Duke marrë në konsideratë këtë mundësi, na duhet të shqyrtojmë ndikimet e jashtme dhe të brendshme mbi veprimet e Hezbollahut.
Së brendshmi, grupi dhe mbojtësit e tij mund të zgjedhin të çarmatosen me vullnetin e tyre të lirë.
Së jashtmi, një shtet më i fortë mund të minimizojë hapësirën operative të Hezbollahutt dhe në këtë mënyrë zëvendëson pushtetin e Hezbollahut dhe mbështetjen publike.
Për fat të keq, asnjë nga këta skenarë nuk është premtues.
Liderët politikë të Libanit tashmë janë duke debatuar formalisht për strategjinë e mbrojtjes kombëtare të vendit.
Edhe pse një dialog i tillë kërkon të njihet fakti që shteti i Libanit nuk e ka dhunën monopol të saj – në të vërtetë, nëse Hezbollahu do të ishte një ushtri kombëtare, do të ndodhej midis më të aftëve në mbarë rajonin – elita e Libanit e shmang çështjen e pushtetit të Hezbollahut. Kjo është diçka e pavend, duke qenë se pengesa më e madhe e Libanit është të krijohet strategjia kombëtare e mbrojtjes, e cila përcaktohet nga roli i Hezbollahut në shtet.
Meqenëse Hezbollahu ka nisur të marrë pjesë në politikën e Libanit që më 1992 (pasi mori miratimin e liderit suprem të Iranit), kjo ka treguar një vullnet për t’u angazhuar me parti të ndryshme brenda dhe jashtë Libanit, duke përfshirë një pafundësi liderësh rrëfyesorë në Liban, politikanë europianë dhe ish zyrtarë qeveritarë amerikanë.
Por, bisedime të tilla nuk përfaqësojnë hapin e parë drejt shtegut të çarmatimit.
Ata tregojnë lakueshmërinë e Hezbollahut në një mjedis dinamik gjeopolitik.
Duke ofruar sfidë për të manovruar politikisht në Liban, Hezbollahu fiton ndikim të brendshëm dhe ndërkombëtar duke hyrë në dialogje me të gjithë grupet.
Duke vepruar kështu, Hezbollahut i lejohet që të përfshihet në shumë aspekte të jetës politike të Libanit.
Mbajtja e armëve është një faktor kyç në aftësinë e vjetër të Hezbollahut për të shkatërruar shtetin e Libanit. Në muajin maj të vitit 2008, kur forcat kundërshtare libaneze u përpoqën të përcaktonin infrastrukturën e komunikimit të Hezbollahut dhe minimizuan praninë e sigurisë në aeroportin e Bejrutit, grupi u përgjigj me dhunë, duke shënuar kështu përdorimin më të keq të dhunës që nga lufta civile në vend. Më 2007, kur Forcat e Armatosura të Libanit penguan një “kontur të kuq... që ne nuk e pranojmë”.
Hezbollahu u shfry, kur u qartësua që mazhoranca libaneze mbështeti përdorimin e forcës kundër palestinezëve në Liban, por paralajmërimi ishte një shenjë armiqësore.
Më 2006, padyshim, lufta e Hezbollahut me Izraelin konfirmoi potencën e grupeve si një kërcënim për stabilitetin rajonal – një kërcënim që qeveria formale në Bejrut nuk mundi ta mposhtte.
Sot, edhe pse Kombet e Bashkuara kanë njohur legjitimitetin e tërheqjes së Izraelit në vitin 2000 nga Libani i jugut, Hezbollahu vazhdon të pretendojë se pjesë toke si Shebaa që është nën pushtimin e Izraelit dhe mund të çlirohet vetëm nga rezistenca me armë prej Hezbollahut.
Në të gjitha këto çështje, arsenali i Hezbollahut forcon edhe më shumë pretendimet dhe ndikimin e tij.
Mbështetësit e grupeve, Irani dhe Siria, luajnë një rol kritik në përjetësimin e statusit të armatosur.
“Nuk është në dorën tonë”, shprehet një lider libanez në Bejrut dhe shton se “janë monopolizuar faktorët rajonalë”.
Nuk ka asnjë tregues që Hezbollahu po kërkon t’i alternojë këto faktorë duke u distancuar nga Irani apo Siria.
Për të qenë të sigurt, kur politikanët libanezë kritikuan Hezbollahun se po ndiqte një mision kombëtar, liderët e Hezbollahut u përgjigjën se interesat e tyre nuk përputhen plotësisht me ato të Tehranit apo Damaskut.
Por, grupi nuk i ka refuzuar fondet e konsiderueshme që ka marrë prej Tehranit, që është vlerësuar nga Departamenti i Mbrojtjes Amerikane për të qenë midis 100 milionë dollarë dhe 200 milionë dollarë për vit.
Hezbollahu nuk ka pranuar dërgesat nga Irani apo Siria. Pas luftës së 2006, Siria riarmatosi Hezbollahun me qindra raketa M-600 dhe Irani dërgoi më shumë se 60 ton armë vetëm me një dërgesë. “Zotërimi i Hezbollahut dhe përdorimi vdekjeprurës i raketave C-802, si dhe antitanket Kornet i shokuan zyrtarët perëndimorë që në mënyrë të ashpër nënvlerësuan arsenalin e tyre”.
Në shkëmbim të kësaj ndihme të sofistikuar, Tehrani dhe Damasku presin që Hezbollahu të jetë një fuqi e bindur dhe e dëgjuar.
Duke nisur nga viti 1983 me sulmin e tij te forcat amerikane në Bejrut, Hezbollahu në mënyrë të përsëritur ka përçarë rajonin, përgjithësisht në të mirë të interesave të Iranit dhe Sirisë.
Për vite me radhë, është siguruar trajnim i forcave ushtarake iraniane në Irak.
Ndërkaq, kërcënimi që vjen prej Hezbollahut është tmerrues për ato shtete që marrin parasysh veprimet ushtarake kundër programit nuklear iranian.
Në të vërtetë, teksa presioni ndërkombëtar është kundër programit nuklear të Iranit, Hezbollahu është bërë më i fortë. Kjo mund të jetë një strategji e qëllimshme.
Si rrjedhim, nëse Hezbollahu do të ishte i interesuar për çarmatimin dhe do të ishte një aktor politik në Liban (që asnjë lider i Hezbollahut nuk duket se po e merr parasysh) nuk është e qartë që regjimi iranian do ta lejonte apo jo një lëvizje të tillë.
Për më tepër, çarmatimi i Hezbollahut mund të ndërlikohej edhe më shumë dhe do të kërkonte që këto institucione të jenë në gjendje të zëvendësojnë shërbimin shoqëror të infrastrukturës së Hezbollahut, si dhe do t’i shërbente nevojave të popullit libanez.
Gjithashtu, kjo do të kërkojë një shtet ushtarakisht të aftë për të shfaqur sovranitetin e qeverisë së Libanit në të gjithë territorin, duke përfshirë bastionin që Hezbollahu ka mbajtur prej dekadash me radhë.
Në këtë moment, ushtria nuk ka vullnet politik për këtë.
Pothuaj 4 vjet kanë kaluar, që kur kanë gjetur mbështetje trupat e Kombeve të Bashkuara në Liban dhe ushtria libaneze nisi zhvillimet historike për Libanin e jugut.
Mbetet ende mungesa e mbështetjes politike – si në qeverinë e Libanit, edhe te Kombet e Bashkuara – për t’i dhënë pushtet ose Kombeve të Bashkuara, ose ushtrisë libaneze.
Në të vërtetë, derisa problemet politike të mëdha të Lindjes së Mesme të zgjidhen, zbatueshmëria e shtetit libanez do të mbetet ende në dyshim.
Deri atëherë, Hezbollahu do të mbetet i armatosur dhe i rrezikshëm.

Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›