E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare dhe Agolli në librarinë kombëtare të Britanisë

Autori i Lajmit: red.
“British Library” është libraria kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo është e vendosur në Londër dhe është një nga institucionet më të mëdha të fushës së kërkimeve të librit, me një numër prej 150 milionë titujsh në gjuhë të njohura dhe në formate librash, revistash, gazetash, buletinësh, rekorde muzikash, database, harta, pulla, e plot të tjera. Koleksioni i kësaj librarie zë rreth 25 milionë libra që fillojnë që nga viti 300 para Krishtit. Sipas rregullave për çdo botim në Britani, ajo merr automatikisht kopje falas të çdo autori që boton në këtë vend, por për botimet që bëhen në vende të tjera është një procedurë tjetër. Kështu në British Library sot janë librat e Kadaresë, Istrefit, Agollit, Myrtajt, Stanit, Kullës, Destanit, Kongolit, Tahir Z. Berishës, Isakut, Markut, Zërit dhe mjaft autorëve të tjerë që përfshihen në departamentin slavonik e disqet muzikore të kompozuara nga kompozitorët shqiptarë, Akil Koci, Thoma Simaku, Eno Koço etj. Autorë të tjerë shqiptarë kanë shansin të kenë filmat e tyre në DVD, librat akademikë të botuar në UK, përfshirë këtu Alpion, Bogdani, etj. “British Library” koleksionon mbi 3 milionë tituj brenda një viti, dhe çdo titulli i duhet një procedurë gati 1-vjeçare të shfaqet në katalogun e saj të kërkimit. Midis gazetave që depozitohen në “British Library” është edhe gazeta “Albanian Mail” me një shpërndarje në UK dhe me një tirazh 15 mijë kopje, ku shumica janë abonime. “British Library” është sponsorizuar nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit. Është krijuar në vitin 1973 sipas aktit të “British Library” të aktit 1972. Këtu përfshihen libra dhe manuskripte të Sir Robert Cotton, Sir Hans Sloane, Robert Harley dhe King George III. Në këtë librari ka libra që shkruajnë hershëm për Shqipërinë dhe që ende janë të panjohura për publikun, siç janë ata për Mbretin Zog, apo për krijimtarinë letrare shqiptare. Periudha më e errët është ajo e komunizmit që ka pak libra dhe shumë pak shkrime e materiale të asaj periudhe. Rreth 1800 tituj gazetash janë në depozitën e Colindales dhe në Document Supply Centre në Yorkshire, në veri të vendit. Të një rëndësie të veçantë janë hartat e koleksionuara nga King George III dhe që datojnë vitet 1763 dhe 1820. Sipas Act of Parliament më 1911 Legal Deposit, e “British Library”, dhe pesë të tjerat: Bodleian Library në Oxford; University Library në Cambridge; Trinity College Library në Dublin; dhe National Libraries e Skocisë dhe Ëalesit (Ëellsit) marrin kopjet falas. Kjo librari është e hapur për të gjithë botuesit dhe funksionon sipas procedurave të saj të sanksionuar me ligj. Por prania e literaturës shqiptare duket ende në fazat e para.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›