E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare,nderohet me "Çmimin e madh të letërsisë"

"Çmimi i madh i letërsisë" ka qënë për shkrimtarin Ismail Kadare. Çmimi u dha nga ministriYlli Pango, i cili gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare të letërsisë është shprehur se gjatë viteve të fundit të gjithë këta shkrimtarë që kanë marrë pjesë në konkurs kanë dhënë një kontribut të madh në krijimtarinë e vendit. Ndërkohë që shumë çmime të tjera janë dhënë gjatë këtij aktiviteti. Çmimi "Petro Marko" ka qënë për shkrimtarin Mehmet Kraja, çmimi "Lasgush Poradeci" iu dorëzua Preç Zogajt, çmimi i "Migjenit" ka qënë për Albana Shalën, çmimi Faik Konica iu dha Jorgo Pulos, "Jusuf Vrioni" u dha për John Hodgson, "Gjergj Fishta" për Artan Fugën ndërsa "Fan Noli" iu dha dy përkthyesve : Shpëtim Çuçkës dhe Pashë Gjeçit. Përfaqësuesi i jurisë Mark Marku gjatë vlerësimit të tij tha se janë shtuar vepra të rëndësishme në gjirin e krijimtarisë shqipe si në poezi ashtu edhe në romane. Personaltete të shumta morën pjesë në këtë konkurs ku disa prej fituesve përgëzuan ministrinë e Kulturës për inkurajimin që ka bërë ndaj shkrimtarëve shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›