Kadeli: Qeveria hesht për rrugën e Kombit
Deputeti i PS-së, Gjovalin Kadeli në konferencën e djeshme për shtyp tha se "prej 4 ditësh, një tjetër dëmtim ka ndodhur në rrugën Durrës Kukës. Prej 4 ditësh, Ministria e Transportit hesht, duke u përpjekur të mbajë të fshehur të vërtetën e asaj që po ndodh me rrugën e kombit". "Tuneli i Kalimashit, vazhdon të jetë i mbyllur, dhe ende askush nuk jep shpjegime, as për atë çka ndodhi në tunel, e as për masat e marra nga kjo qeveri që rruga e kombit të bëhet sërish e kalueshme dhe e përdorshme nga qytetarët shqiptarë e kosovarë. "Fatkeqësisht, katastrofat e krijuara nga papërgjegjshmëria e Sali Berishës po vijnë njëra pas tjetrës, dhe qeveria e votave të vjedhura është kthyer në një skuadër zjarrfikësish, që ka gjithmonë një zjarr për të shuar", tha deputeti i qarkut të Lezhës, Kadeli.