E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS të hyjë në Kuvend

 aristir lumeziLëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi dje socialistëve të hyjnë në kuvend. Mes dy partive janë shkëmbyer replika në distancë për çështjen e bojkotit dhe hapjen e kutive. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në këtë parti, Luan Rama tha se PS duhet të heqë dorë nga gjuha destruktive dhe të kontribuojë në proceset integruese. "LSI e fton Partine Socialiste të distancohet nga gjuha destruktive dhe tonet kërcënuese për marrjen e pushtetit me dhunë, ç'ka nuk ka qenë në natyrën e saj, dhe të zërë vendin që i takon në Kuvendin e Shqipërisë si një opozitë civile dhe evropiane", tha Rama. Sipas tij, LSI e konsideron gjuhën kërcënuese dhe ultimative si shprehje të krizës dhe të frikës së lidershipit socialist për t'u ballafaquar me alternativat që i kontribuojnë të ardhmes evropiane të vendit. Sekretari i LSI i kërkoi dje socialistëve të bëhen pjesë e kontributit që politika duhet të japë për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në. "Përmes dialogut politik në Kuvend do të gjejmë së bashku zgjidhjen më të mirë të mundshme, dhe kështu do të kontribuojmë realisht edhe për liberalizimin e vizave dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptare në Bashkimin Evropian, por edhe për realizimin e të gjithë reformave të rëndësishme në funksion të anëtarësimit të vendit në BE", u shpreh Rama. Sipas tij, sfida e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është sfidë vetëm e maxhorancës qeverisëse. Ajo është sfidë për gjithë shoqërinë shqiptare, dhe padyshim, është në radhë të parë sfidë për klasën politike të vendit, pra edhe për opozitën. LSI përmes sekretarit të saj kërkon nisjen e dialogut mes opozitës dhe maxhorancës për të kapërcyer këtë ngërç që kuvendi shqiptar po kalon në këto pesë muaj. "Lëvizja Socialiste për Integrim jo vetëm me përgjegjësitë e një force politike që është në qeverisjen e vendit, por edhe me seriozitetin dhe angazhimet si një faktor i rëndësishëm në jetën politike të vendit e konsideron dialogun politik në institucionet legjitime të vendit e pike së pari në Kuvend, si hapin e domosdoshëm për zgjidhjen dhe kapërcimin e impasit politik dhe si një shenjë të sjelljes evropiane të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë parlamentarë", u shpreh sekretari i LSI-së. Menjëherë pas Ramës, është përgjigjur dhe partia socialiste përmes zëdhënëses së saj. Duke e konsideruar të drejtë bojkotin e PS që kushtëzohet me hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit dhe bërjen e transparencës së tyre, zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj tha se deklarata e LSI vjen nga frika për hapjen e kutive. "Ilir Meta duket se qenka frikësuar shumë, nga e vërteta që hapja e kutive do të zbardhë për mandatin e tij në Tiranë. Por, të vërtetës as nuk mund t'i fshihesh dhe as nuk mund t'i shpëtosh me kërcënime apo diversion. E vërteta ka dalë në shesh, Ilir Meta i trembet hapjes së kutive, pasi ai ka frikë se zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit, do të nxjerrë në pah faktin se mandati i Ilir Metës në Tiranë, është mandat i vjedhur nga Partia Socialiste. Kjo është e vërteta, ky është pazari i ulët i Ilir Metës dhe Sali Berishës", u shpreh zëdhënësja e Partisë Socialiste.PS: Do vazhdojmë protestatKryesocialisti Edi Rama shprehu pak ditë më parë gatishmërinë e partisë që drejton, për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike në vend. "Rishpreh gatishmërinë e opozitës për të dhënë çdo kontribut në trajtimin si duhet të kësaj krize, duke e kërkuar zgjidhjen e saj në rrënjë, përmes transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Përsëris qëndrimin e palëkundshëm të opozitës për të mos u bërë pjesë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, deri ditën kur e drejta jonë kushtetuese e demokratike, për hetimin me themel të zgjedhjeve", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›